RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Klitschko apo Briggs do të jetë fitues sonte

1 min read

Sonte në Hamburg do të zhvillohet dueli mes kampionit botëror në versionin WBC, Vitali Klitschko dhe ish-kampionit botëror Shannon Briggs. Briggs synon të KNOCK-OUT-oj ukrainasin. Ai mbrëmë deklaroi se ka ardhur në Gjermani vetëm për fitore. “Kam ardhur në Gjermani dhe e di që do të kam përkrahjen e gjermanëve sepse Klitschko nuk është gjerman, ai është rus e jo gjerman. Nuk mund të kuptoj se si ai mburret në Gjermani, është njësoj si unë të them që jam gjerman i zi” deklaroi Briggs për mediat gjermane. Edhe përkundër këtyre deklaratave nga Briggs askush nuk beson se Briggs mund të befasoj Klitschkon dhe analistët botëror favorizojnë Klitschkon. Në parameç të Klitschko dhe Briggs do të zhvillohen edhe disa duele mjaft interesante ku Alexander Ustinov do të takohet me Oezcan Cetinkaya, pastaj Ola Afolabi kundër Sandro Siproshvili. Dueli Klitschko dhe Briggs do transmetohet drejtpërdrejt në televizionin RTL nga ora 22:30. Edhe kësaj radhe në rolin e analistit do të jetë boksieri ynë Luan Krasniqi.

Kosovaboxing.org
16 Tetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.