RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Kick-Box Amator: Afrim Sylejmani shpreson në rezultat pozitiv

1 min read

Ninoslav Sabotovski dhe Afrim Sylejmani

Shkup, 26 janar – Kikboksieri nga Shkupi, Afrim Sulejmani, të premten do të udhëtojë në Beograd, ku do të merr pjesë në turnirin e fortë ndërkombëtar “Beograd 2010”. Sulejmani në këtë eveniment do të paraqitet në kategorinë 78kg. “Pas medaljes së argjend që e fitova në Kroaci, menjëherë kam filluar përgatitjet intensive për turnirin e radhës në Serbi. Në këtë garë do të paraqitem së bashku me kikboksierin nga klubi Fight Factori, Ninoslav Sabotovski. Jam i përgatitur dhe shpresoj në një rezultat pozitiv”, tha Afrim Sulejmani. Ndryshe, në këtë turne i cili do të zgjasë tre ditë, do të paraqiten 120 kikboksier nga gjithë Evropa, ndërkohë që në të njëjtën do të garohet në stilin Full Contact dhe Low Kick.

 Avdyl SALIHU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.