RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Khan duhet të fokusohet në Algerin e jo të mendoj në Mayweather apo Pacquiaon!

2 min read

Amir Khan vs. Chris AlgeriBoksieri britanik Amir Khan këtë shtunë me 29 maj do të boksoj kundër amerikanit Chris Algeri. Ky duel do të zhvillohet në Barclays Center në Brooklyn të New York-ut. Meçi nuk do të jetë për ndonjë titull, por që do të hap shumë rrugë për te dytë në të ardhmen. Dueli i tyre do të zhvillohet në kategorinë velter, por ka mundësi që fituesi të boksoj me Floyd Mayweather në muajin shtator.

Për ish-kampionin botëror në kategorinë super të lehtë në versionin WBA, Amir Khan, kundërshtari i radhës Chris Algeri duket të jetë kafshatë e lehtë! Ai pret të kaloj këtë pengesë për të boksuar me pastaj me Mayweather. Në rast se meçi i tij me Mayweather dështon, atëhere përflitet se Khan do të boksoj me Manny Pacquiao në Dubai, ku sheikët saudit me ngulm po dëshirojnë që kjo përballje të zhvillohet ka fillimi i vitit 2016.

Khan mendjen te parat, jo te suksesi?
Amir Khan në kohët e fundit është parë duke kërkuar vazhdimisht për një duel me Mayweather! Si duket atij edhe si interson aq shumë triumfi ndaj Mayweather, sa që mendon të përfitoj financiarisht, që do të thotë ai do të inkasoj një shumë të madhe. Si duket jeta e tij e çregullt ka dërguar atë të kërkoj që financiarisht të përmisoj humbjet dhe pasojat që në të ardhmen do të janë të mëdha. Khan me bilanc prej 30 fitore (19 KO) dhe tre humbje, duket e vështirë të konkurojë me boksierët më të mirë të kohës së sotme. Dhe para se të mendoj shumë për paratë që mund ti fitoj, më mirë do të ishte të mendoj për amerikanin Chris Algeri, poashtu ish-kampion botëror në kategorinë super të lehtë në versionin WBO. Algeri me bilanc prej 20 fitore (8 KO) dhe një humbje, është boksier mjaft i mirë. Ai është dëshmuar me fitore ndaj rusit Ruslan Provdnikov duke ia marrë titullin e kampionit botëror, ndërsa i ka rezistuar ikonës së boksit botëror Manny Pacquiaos për 12-raunde vitin e kaluar.

Kjo e shtunë do të na sjell një meç të bukur, ndërsa që fituesi duket mjaft vështirë të parashikohet?

Artan Vërbica
26 maj 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.