RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Keta shënon fitoren e 15-të në boksin profesionist

1 min read

Gjetan KetaMynih, Gjermani, 12 tetor 2013 – Gjetan Keta ka shënuar sonte fitore të bindëshme ndaj rumunit Iounut Trandafir Ilie me vendim unanim pas gjashtë raundve. Keta dominoi në të gjitha raundet duke treguar cilësi dhe vullnet më të madh për fitore, ku në fund gjyqëtarët vendosen në favor të boksierit tonë. Kjo është fitorja e 15-të në karrierë në boksin profesionist e Ketës karshi tre humbjeve. Ndërsa rumuni Ilie pësoi humbjen e 20-të karshi 14 fitoreve.

Dueli i Ketës ishte i vetmi në boks, ku u zhvilluan disa parameçe në kikboks. Besoj se do t`ju sjellim dhe një material më të gjerë rreth kësaj eventi.

Të ardhurat e këtij meçi nga biletat do ti dedikohen vajzës së sëmurë Ambra Meda nga Tirana të cilës i nevojiten për mjekim. Vëllezërit Keta me këtë gjest humanitar kanë treguar edhe një vlerë tjetër, atë njerëzor.

Kosovaboxing.org
12 tetor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.