RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

KB Tirana kampione për herë të dytë me radhë për të rinjë

2 min read

Klubi i boksit Tirana ka përsëritur suksesin e vitit të kaluar duke dal sërish kampion i Shqipërisë për grupmosha të rinjë. Kampionati u mbajtë në Shkodër ndonëse ishte paraparë të mbahej në Tiranë.

E veçanta e këtij aktiviteti ishte futja e disa nga kampionët e kadetëve e cila fillimisht u kundershtua nga ekipi Tiranës dhe nga disa ekipe të tjera për arsyen se kjo gjë  përbente shkelje të rregullorës së AIBA-së, e cila thotë qe  kjo gjë percaktohet vetem me vit kalendarik. Si përfundim këshilli i trajnerëve vendosi që  kjo grupmoshë te hynte në këtë  kampionat.

Ky kampionat  u  zhvillua për  tre ditë rradhazi me pjesmarrjen e 10 ekipeve dhe  56 boksierëve. Që në ditën e parë ekipi i Tiranës dominoj dukshëm duke arritur tre fitore në  peshën 64 kg,  69kg, dhe 91kg. Në  ditën e dytë përballjet u zhvilluan shumë  të  forta. Ekipi  i  Tiranes nxorri 6 boksierë, Vllaznia 4, Apollonia (Fieri), 4 Dardania (Tiranë), 3 Teuta (Durrës), 1 Flamurtari (Vlorë).

“Jam shumë i gezuar që për vitin e dytë rradhazi ekipi i Tiranes shpallet kampion. I  falenderoj të gjithë boksierët për shpirtin e garës, përkushtimin maksimal në stërvitje dhe themë se me  punë dhe stervitje arrihet gjithcka. Me këto talente Shqiperia ka  mundësinë që të pretendojë në arenat  ndërkombetare, gjë që e kanë dëshmuar mjaft mirë në turneun e zhvilluar në Mostar të Bosne dhe Hercegovinës, ku  kanë marrë medalje të  arta dhe të argjendta.Shpresojë të  mos dështoje pjesëmarrja në  kampionatin botëror që  zhvillohet në tetor në  Tajlandë. Këtu mund të pretendojmë për ndonjë rezultat  të mire, gjë që na nderon si Shqiptarë. Keta  djem janë e ardhmja për pjesëmarrje në Olimpijaden “Rio De Janiero” Brazil 2016’ theksoi trajneri i Tiranës, Sead Bushati për kosovaboxing.org.

Rezultatet e  finaleve:

49kg – Zajmi (Dardania) –  Vrapi (Teuta)  –  fiton Zajmi me AB (terheqje të kundershtarit).

52kg – Kaloti (Tomori) – Zeneli (Flamurtari) – Zeneli me AB (tërheqje të kundershtarit).

56 kg – R.Zeneli(Vllaznia) – Musta (Apollonia) – 10-8

60 kg – Kuqari (Apollonia) –  Egra (Tirana) – 11-8

64 kg – Merkohasanaj (Dardania) – Mone (Apollonia) – 8-5

69 kg – Nurja (Tirana) – Jahollari(Dardania) – 10-7

75 kg – Beqiri (Tirana) – Shkafja ( Vllaznia) – 12-9

81 kg – Laçi (Tirana) – Cimili (Apollonia) – Laçi me KO

91 kg – Duka (Vllaznia) – Vata (Tirana) – 35-31

+91kg – S. Deda (Tirana) – Deda (Vllaznia) – WO – fiton S.Deda nga Tirana me mosparaqitje te  kundershtarit

Renditja e përgjithshme:
Tirana 27 pike
Vllaznia 14 pike
Apollonia 14 pike

Boksieri më i mirë i këtij aktiviteti u shpall talenti i ekipit të Tiranës Alban Beqiri
Boksieri  më luftarak u shpall Rexhildo Zeneli nga Vllaznia.

Përgatiti : Artan Vërbica
11 Shtator 2012

2 thoughts on “KB Tirana kampione për herë të dytë me radhë për të rinjë

  1. Urime Sead e dhasht zoti te beheni kampion dhe me senioret ku dhe do shpresojm ne sukseset e juaja me ekipen e Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.