RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

KB Tirana kampione e Shqipërisë për grupmoshat 16 deri 18 vjeç

4 min read

Vllaznia pëson humbjen më të rënde të parë ndonjëhere në boksin e rilindur në Shqipëri. Para katër ditësh në Shkodër u zhvillua kampionati kombëtar i moshave për 16-18 vjeç. Në këtë aktivitet morën pjesë 10 ekipe nga e gjithë Shqiperia. Ekipi Tiranës u paraqit me 8 boksierët më të mirë të saj, të përzgjedhur nga trajneri Sead Bushati (pedagog në Universitetin e Sportëve të Tiranës) dhe Artur Koci (ish-boksier i kombetarës jo shumë vite më parë).Që në ditën e parë eliminatore shorti u tregua shumë i ashpër duke vënë përballë dy ekipet pretendente Tiranën dhe Vllazninë në 7 përballje direkte. Në fillim si favorit u duk ekipi i Vllaznisë duke pasur parasysh që ishte edhe ekipi vendas dhe nuk kishte njohur asnjeherë humbje, plus kishte disa boksier me shumë pervojë, por ndodhi krejt ndryshe. Ndeshjet u zhvilluan mjaft të ashpëra dhe me një luftë të fortë sportive, ku nga 7 përballjet, ekipi i Tiranës fitoj 6 duke e spostuar Vllazninë në vendin e tretë. E veçanta e këtyre ndeshjeve nuk ishte vetëm fitorja, por boksieret e Tiranës treguan klas, teknikë të përsosur, përgatitje fizike dhe psikologjike të lartë. Me eleminimin e Vllaznise lufta për titullin e kampionit u bë me e lehte për ekipin e Tiranës, duke i fituar shumicën e ndeshjeve të tjera me nokaut ose tërheqje të kundërshtarëve.

Në përfundim dolën 6 kampionë nga klubi i boksit Tirana !!

Një tjetër fakt pozitiv për këtë ekip është se nga 8 boksierë që morrën pjesë në këte grupmoshe, vetëm dy kalojn me ekipin e të rriturve, ndërsa 6 janë të datelindjes 1994 dhe marrin pjesë edhe vitin e ardhshem në konkurrencën e juniorëve.

“Është kënaqësi e madhe për mua si trajner të kesh një brez kaq të talentuar dhe të punosh me këto djem të fortë dhe trima. Është kenaqesi të punosh me një shok të mirë dhe koleg si Artur Koci. Nuk mund të le këtu pa përmendur edhe kreytrajnerin Skender Kurti, i cili ka meritat e veta. Ky sukses më bënë shumë optimist për të ardhmen dhe të punoj sa më fortë. Synimi im nuk është të bëhem kampion por të rritet cilësia. Këto të rinjë duhet të kenë sa më shumë ndeshje. Nuk është me rëndesi fitorja apo humbja, por se sa marrja e experiencës. U bo kohë e gjatë pa një medalje evropiane apo botërore. Ne duhet te perserisim suksesin e sportistit tonë të madh, krenaria e ekipit tonë Albi Sorra, i treti në botë dhe i treti në Evropë për grupmosha të reja, ose i madhi Jetmir Kuçi, shumë i suksesëshëm në arenen ndërkombëtare” theksoi Sead Bushati për Kosovaboxing.org.
Këta janë kampionët që triumfuan në këtë kampionat:

56 kg – Esild Kalemi

 Është një ndër boksierët më të talentuar të peshave të lehta në Shqipëri, shumë i edukuar, inteligjent, i shpejte, i fortë dhe shume luftarak.

69 kg – Denis Nurja
 
Super talent me një të ardhme të madhe, me karakter të forte dhe teknik te persosur.

75 kg – Alban Beqiri
Super talent, prespektivë e madhe e peshave të mesme, shumë punëtor dhe me zemër të madhe.

81 kg – Robert Vata
Boksier me një teknikë të veçantë dhe levizje te shkathëta me bel.

91 kg – Tefik Mancaku
Një boksier me shumë të ardhme në peshat e rënda, shumë i fortë në të gjitha llojet e luftimeve.

+91 kg – Sidrit Deda
Mund të themi që është një prespektivë e madhe e peshave të renda fal fizikut dhe grushtit të fortë.
Ndërsa për boksierët Anxhelo Merkohasaj dhe Arbër Sula edhe pse nuk arritën të shpallen kampione, ato ngelen një e ardhme e sigurt për ekipin e Tiranës. Merkohasaj u ndesh me një prej boksierëve më të talentuar të Vllaznisë, Kristian Matija i cili edhe u shpall boksieri më i mire i kampionatit, në një ndeshje që dhuroj spektakël.

Ndër të tjera traineri Sead Bushati nepërmjet agjencionit tonë informative të boksit shqiptar, Kosovaboxing.org dëshiron ti bëj thirje kryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm dhe apel për investim tek të rinjët tanë. “Dua ti bëj thirrje Federatës, sekretarit të përgjithshëm Edmond Kabashi dhe presidentit Shpëtim Çilotaj qe te shohin më tepër brezin e ri dhe të investojnë me teper për këta talenta, duke i krijuar mundësi takimesh dhe stërvitjesh të përbashkëta me shtetet e tjera që të rrisin sa më shume në nivel dhe të pretendojnë për medalje ndërkombëtare. Përsa i përket Bashkisë dhe Klubit Tirana, për këtë aktivitet sna ka dhënë asnjë përkrahje. Me shumë mundim trajneri Skender Kurti na nxorri 40.000 lek nga arka e familjes së tij. Një falenderim të veçante për prindin e një sportistit tonë, zotëri Tonin Uldedaj, i cili na mundësoj fjetjen në Hotel Rozafa” theksoi për fund Bushati.

E faleminderojmë trainerin Sead Bushati për lajmin ekskluzivë i cili e dhuroi për ne. Poashtu redaksia jonë i dëshirojmë suksese tjera në të ardhmen.

Kosovaboxing.org
5 Korrik 2011

 

2 thoughts on “KB Tirana kampione e Shqipërisë për grupmoshat 16 deri 18 vjeç

  1. Suksese te metejshme, keta djem kishin talent te madh, i kam ndjekur qe te gjithe me vemendtje. Te forte te shpejt, inteligjente, i uroj ketyre djemve suksese 🙂

    Urime te 2 traniereve te Tiranes Sead Bushatit dhe Artur Kocit, jeni shume punetore dhe shum te respektushem 🙂

  2. Bravo djemeve te Tiranes,sakrifice,perkushtim dhe cdo gje mund te arrihet.Kaq te rinj dhe shume te vendosur,kjo eshte rruga e vertet.

    Ju prshendes nga Bergamo. Itali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.