RTK

RTKLive
25 Nëntor, 2020

Katie Taylor vazhdon të shkëlqej

1 min read

Wembley Arena, Londër, 14 nëntor 2020 – Se Katie Taylor (17-0, 6 KO) është një klasë tjetër e dëshmon edhe performanca dhe fitorja e saj sonte kundër spanjollës, Miriam Gutierrez (13-1-0, 5 KO). Ajo sonte i shkaktoi humbjen e parë në karrierë Gutierrezit. Që nga fillimi e deri në fund e dominoi meçin, ndërsa Gutierrez rezistoi goditjeve të forta gjatë gjithë përballjes.

Krenaria irlandeze që është kampione e padiskutueshme botërore në kategorinë e lehtë dominoi meçin në të gjitha raundet ku tre gjyqëtarët i dhanë fitoren e thellë Taylorit, 100-89, 100-90 dhe 99-91. Sipas Kosova Boxing, Taylor fitoi me 100-89, sepse Gutierrez nuk fitoi asnjë raund dhe u gjetë një herë në nokdovn.

Pas meçit promoteri i Taylorit, Eddie Hearn paralajmëroi se Taylor mund të takohet me Cris Cyborg, Amanda Serrano, Jessica McCaskill apo Cecelia Braekhus. “Taylor nuk ka kundërshtare që nuk e pranon. Ajo është e gatshme të përballet me secilën” theksoi Taylor.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.