RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Karaxha mposhtet në Belgjikë, Uldedaj triumfon në Gjermani

1 min read

Kristian Matija vs. Meriton Karaxha 4Dy boksierët tanë perspektiv Meriton Karaxha dhe Jurgen Uldedaj kanë zhvilluar përballjet e tyre këtë funjavë. Karaxha boksoi në Ghent të Belgjikës, ndërsa Uldedaj boksoi në Sachsen-Anhalt të Gjermanisë.

Humbje të papritur pësoi boksieri që po tregohet mjat i mirë në Belgjikë, Meriton Karaxha (9-2-1, 3 KO). Pas tetë raunde krejtësisht luftë nga dy boksierët, tre gjyqëtarët fitues e vlerësuan belgun Jean Pierre Bauwens (38-2-1, 22 KO). Ky meç ishte mjaft i fortë për boksierin tonë, ndërsa agjencioni ynë Kosova Boxing përgëzon boksierin tonë për shfaqjen e tij dhe guximin që ka treguar ndaj boksierit me shumë përvoj dhe shumë të fuqishëm që është Bauwens.

Tre gjyqëtarët vlerësuan Bauwensin fitues, 78-74, 78-74 dhe 79-73.

“Do ti hakmirem. Më është premtuar revanshi” theksoi Karaxha pas meçit për Kosova Boxing.

“Ai është boksier i fortë, por unë në ballafaqim me te, e pashë që mundem ta mposht. Përvoja e tij e bëri të vetën. Do të kthehem edhe më i fortë” tha Karaxha.

Uldedaj (2-0) boksoi meçin e dytë profesionist. Ai përball pati gjermanin Sven Haselhuhn (9-15-0, 2 KO) të cilin arriti ta mposht pas 4 raundeve. Uldedaj dominoi meçin ku fitoi të gjitha raundet.

Artan Vërbica
30 prill 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.