RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Karaxha kundër Habimana për titullin e Belgjikës

1 min read

Meriton Karaxha do të dyluftoj këtë të premte me 1 dhjetor për titullin e Belgjikës në kategorinë velter. Ai për kundërshtar do të ketë afrikanin e natyralizuar nga Rvanda, Jean Pierre Habimana. Të dy boksierët njihen mirë njëri me tjetrin pasi kanë boksuar më parë në vitin 2014, ku atë botë Karaxha mposhti Habiamanan me vendim të një anshëm pas tetë raundeve. Tani do të jetë më ndryshe pasi meçi ka peshë më të madhe dhe do të jetë edhe më sfidues pasi boksojnë për titullin e më të mirit në Belgjikë.

Për Karaxhën kjo do të jetë hera e dytë që dylufton për titullin e Belgjikës. Ai vitin e kaluar e fitoi titullin e kampionit të Belgjikës në kategorinë super të lehtë duke mposhtur Imad Azaroui me nakaut teknik në raund të shtatë.

Karaxha deri më tani ka zhvilluar 20 meçe profesioniste i cili ka bilanc prej 15 fitoresh (6 KO), 4 humbje dhe një barazim. Ndërsa Habimana ka 21 meçe me bilanc prej 7 fitoresh (3 KO), 11 humbje dhe një barazimi. Në këtë përballje Karaxha konsiderohet favorit dhe pritet fitore nga ai. Ky triumf do ta ngrisë atë në renditjet botërore.

www.kosovaboxing.org
30 nëntor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.