RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Karaxha kundër Clay me 29 qershor

1 min read

Boksieri ynë Meriton Karaxha do të udhëtoj drejt Britanisë së Madhe me 29 qershor për tu përballur me boksierin vendas Luther Clay. Dueli do të zhvillohet në Bracknell që do jetë meçi kryesor i mbrëmjes i kompanisë promovuese, Siesta Boxing e promoterit Al Siesta.

Karaxha (24-5-2, 9 KO) do të jetë pranë një sfide të vërtetë ku para tij do të jetë boksieri perspektiv Luther Clay (11-1-0, 5 KO).

Karaxha ka më shumë përvoj se Clay dhe këtë do të mundohet ta shfrytëzoj. Ai shquhet si një boksier me guxim të madh i cili deri më tani ka boksuar me të mirët e Belgjikës dhe poashtu disa nga boksierët më perspektiv evropian.

Ndërsa Clay që ka vetëm një humbje në 12 meçe do të kërkoj shfaqjen e talentit të tij kundër boksierit tonë. Do të jetë një meç i rëndësisë së madhe ku besoj gjasat do të janë 50-50.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë në Angli luten që me 29 qershor të mbështesin boksierin Karaxha i cili ka nevoj për përkrahjen tuaj.

www.kosovaboxing.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.