RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Karaxha, impresionon mposhtë franqezin Ondoua me vendim unanim

2 min read

Meriton Karaxha 11Topsporthall, Gent, Belgjikë, 31 mars 2017 – Edhe pse nuk ishte favoritë, Meriton Karaxha (12-4-0, 4 KO) dëshmoi dhe befasoi të gjithë mbrëmë duke mposhtur franqezin, Bobi Ondoua (12-7-1, 1 KO) me vendim unanim pas tetë raundeve. Pas një lufte të fortë në çdo raund ku asnjëri prej boksierëve nuk kurseu asgjë, në fund dora fituese iu ngritë boksierit tonë. Të tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e Karaxhës me 77-75.

“Ishte meç i fortë. Këtë e kisha parashikuar, por isha i vendosur dhe për tetë raunde luftova dhe e desha shumë fitoren” theksoi pas meçit Karaxha për Kosova Boxing.

Ky meç do ta forcojë atë dhe do ti jap edhe më shumë vullnet për punë. Ai pati një humbje jo meritore në shkurt të këtij viti kur boksoi me belgun Ahmed El Hamwi, duel që ishte për titullin e Belgjikës, ku njëri e vlerësoi të barabartë 95-95, ndërsa dy të tjerët e vlerësuan El Hamwin fitues me rezultatë të ngushtë 96-94 dhe 97-93. Por, kjo humbje vetëm sa rriti egon dhe dëshirën e Karaxhës i cili mbrëmë shkelqeu. 

I pranishëm nga figurat e boksit belgë por edhe atij shqiptarë, për ta përkrahur Karaxhën ishte edhe ish-boksieri ynë i suksesshëm, Selajdin Koxha. Koxha u nda mjaft i kënaqur me performancën që tregoi Karaxha. “Ishte një luftë e fortë. Kësi meçesh çfarë u zhvillua sonte nuk shihen në Evropë, por vetëm në Amerikë. Karaxhës i duhet vetëm një grup më profesional rreth tij dhe ai mundet me mposhtë çdo kundërshtar” tha Koxha për Kosova Boxing.

Kosova Boxing tani Karaxhën e ka futur në mesin e disa boksierëve premtues që kanë të ardhme të ndritshme. Ata janë: Skender Halili (14-1, 13 KO), Enver Halili (9-0, 3 KO), Qamil Balla (11-0-1, 5 KO), Ibrahim Balla (11-1-0, 7 KO), Arijan Sherifi (13-1, 7 KO) dhe Meriton Karaxha (12-4-0, 4 KO)  .

Artan Vërbica
1 prill 2017 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.