RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Kampionati Kombëtar nga 25 deri 27 shtator në Tiranë

2 min read

Boks AmatorPrishtinë, 15 shtator – Kampionati kombëtar në boks do të mbahet nga fundi i këtij muaji, gjegjësisht nga 25 deri më 27 shtator në Tiranë. Ky do të jetë kampionati më sfidues deri më tani, ndërsa për titullin do të luftojnë dy skuadrat më të mira, kampioni në fuqi Vllaznia nga Shkodra dhe Tirana. Këto dy klube kanë bërë përgatitjet dhe janë në përfundimin e tyre, duke munduar që të përfaqësohen sa më mirë dhe sa më denjë. Vllaznia pjesën e parë të përgatitjeve e kishte bërë në Velipojë, ndërsa fazën e dytë në Malësi të Shkodrës, ndërsa që Tirana fazën e parë të përgatitjeve e zhvilloi në Shëngjin të Lezhës, ndërsa atë të dytën në Voskopojë.

Njëri ndër boksierët më të mirë të gjitha kohërave në Shqipëri, Jetmir Kuçi vlerëson se ky kampionat do të jetë i paparashikueshëm me befasira të mëdha. “I kam përcjellur me vëmendje të madhe përgatitjet. E di se dy skudrat kanë bërë më të mirën në përgatitje dhe mendoj që ky kampionat do të jetë i paparashikueshëm sa i përket kampionit” thekoi Kuçi për Kosova Boxing.

Ai mendon se llogari do të japin edhe boksierët nga skuadrat e tjera të cilat nuk janë pretendent për titull, por që do të dyluftojnë për kredibilitetin e tyre dhe ekipin e qytetit të tij. “Është akoma herët të japim ndonjë vlerësim, por deri në fund mund të ketë ndonjë përforcim nga skuadrat e këto ruhen në heshtje nga ekipet, gjë që është normale. Por, edhe ekipet tjera si Apollonia nga Fieri, Teuta nga Durrësi, Arena nga Tirana me disa boksier të tyre mund t`ju prishin llogari dhe poashtu të fitojnë titullin në ndonjë kategori” theksoi Kuçi.

Kosova Boxing parashikon që këtë kampionat të përcjell më vëmendje nga afër duke ju sjell të veçantat dhe emocionet nga ky kampionat. Shqipëria është larg me kualitet me Kosovën e cila në vitet e fundit në ekipet kosovare nuk ka rivalitet mes ekipeve dhe boksierëve poashtu.

Artan Vërbica
15 shtator 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.