RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Kampionati i Kosovës – Kurr më i dobët nuk ishte!

3 min read

Xhoxhaj vs. ÇuniKampionati i Kosovës në boks i parashikuar të mbahet në dy ditë në Prishtinë, ka përfunduar me vetëm një ditë për shkak të numrit të vogël të boksierëve . Mungoi shumë çka dhe nuk e kuptoj pse FboxK e papërgatitur mban kampionatin kur ka shumë probleme për ta organizuar. E themë probleme sepse nuk kishte boksierët më të mirë të Kosovës si Liridon Zeqiri, Gazmend dhe Arian Gashi dhe pesë boksierët tjerë junior që udhëtuan në Zagreb në Kampionatin Evropian. Shumë çka mungoi, e mos te përmendim shikuesit që ishin në numër shumë të vogël, vetëm ata familjarë që kishin ardhur ti përkrahin anëtarët e tyre. Ndodhi edhe diçka e pazakonshme kur tre finale mbetën pa u zhvilluar dhe organizatori tha që këto tre meçe do të vazhdojnë në turneun “Adem Jashari” me 22 nëntor. Ku ka kështu diçka, vetëm në Kosovë. Me të vërtet kjo ndodh vetëm tek ne.

Kosova Boxing ishte mediumi i vetëm që përcolli këtë ngjarje dhe ndihet e trishtuar për gjendjen e boksit tonë.

Kampionati u karakterizua me disa duele interesante por që i mungonin cilësisë së duhur ku duhet të jetë boksi ynë sot. Por, ky është boksi ynë që e kemi, fatkeqësisht jo konkurrent as me rajonin por as me nivelin e Evropës dhe Botës.

Dueli më i mirë ishte ai ndërmjet boksierit nga Klubi i boksit Prizreni, njëherit boksierit më të mirë të Kosovës, Armend Xhoxhaj dhe boksierit nga Klubi i boksit Besa e Pejës, Pirro Çuni.  Ky duel ishte mjaft i bukur dhe emocional për shkak se Xhoxhaj konkurronte në një kategori më lartë në peshën deri 91 kg, ndërsa tjetra ishte se si Pirro Çuni do të dalte kundër pjesëmarrësit të kampionatit evropian dhe botëror. Dhe ky meç doli të jetë i bukur ashtu siç edhe e dëshiroi publiku i vogël në palestër. Meçi u karakterizua me një bukuri dhe vlera të treguar nga boksieri Xhoxhaj i cili është ndër boksierët më të mirë amator shqiptar në botë dhe Çuni që pati guximin me vetëm tetë meçe zyrtare ti dal përball Xhoxhajt. Pas një dominimi të plotë nga Xhoxhaj, ky triumf u përmbyll pastër nga prizrenasi, ndërsa që Çuni la mbresa të larta për të ardhmen.

Ndër kampionët tjerë që dolën ditën e sotme, mirënjohje duhet atribuar edhe Dielli Vranocit (KB. Besa) që doli kampion në kategorinë deri 60 kg. Vranoci mposhti Kreshnik Kokollarin (KB. Prizreni) me vendim të gjyqëtarëve. Duel i bukur ishte edhe ai ndërmjet Arton Brahimit (KB. Gollaku) dhe Besart Xhafa (KB. Trepça 89). Në këtë duel fitues doli Brahimi i cili ishte më i mirë.

Ky Kampionati u përmbyll ashtu siç ishte me shpresën që edicionin tjetër të jetë më i denjë. Duhet mobilizim nga FboxK për të avancuar boksin, sepse me tre konkurrenca të ndryshme, junior, kadet, dhe senior, mezi arritën ta përfundojnë për një ditë.

Këta janë kampionët e Kosovës:
Konkurrenca e Kadetëve: 
56 kg – Patriot Behrami (KB. Gollaku)
60 kg – Atdhe Delijaj (KB. Besa)
69 kg – Samir Salihu (KB. Prishtina)
Konkurrenca e Juniorëve:
56 kg – Valon Ahmeti (Trepça 89)
60 kg – Lirim Zeka (KB. Sport Center)
64 kg – Bujar Tahiri (KB. Kastrioti)
Konkurrenca e Seniorëve: 
60 kg – Dielli Vranoci (KB. Besa)
91 kg – Armend Xhoxhaj (KB. Prizreni)
Tre finalet që mbetën pa u zhvilluar janë: 
64 kg – Endrit Hadergjonaj (KB. Besa) vs. Naser Shala (KB. Prizreni)
69 kg – Besart Kurhasku (KB. Sport Center) vs. Lavdim Krasniqi (Trepça 89)
75 kg – Arton Brahimi (KB. Gollaku) vs. Valdrin Elezaj (KB. Besa)

Artan Vërbica
18 tetor 2014

15 thoughts on “Kampionati i Kosovës – Kurr më i dobët nuk ishte!

  1. ke harruar te shenosh dhe duelin ne kategorin 69kg te junioreve ku kampion eshte Samir Sakijeviq i kb Prishtina,dhe po ashtu nuk jam i mendimit qe ishet dhe boksi i dobet ka qen nje boks jane kushtet ashtu eshte dhe boksi,eshte kenaqesi se i tere kampionati ka shkuar ne nivel,referimi ka qen ne nivel dhe e tere puna ka shkuar pa probleme,ka parfunduar kampionati pa asnje ekces.

    me respekt agimi

  2. dhe ne fund mund te te falenderojm se keni qen te vetmit qe keni bere percjelljen e keti kampionati,ku jan per kritik te gjitha mediat qe nuk kan marr pjese ne kete kampionat.

  3. Me duhet te ju korigjoi lidhur me k.e kosoves ne box se duelet e mbetura dmth finalet qe duhen te zhvillohen ne tri kategori ne 64kg,69kg dhe ne 75kg do te zhvillohen ne turneun e par qe organizohet ne kosove e asesi ne turneun A. Jashari. po ai qe ju ka dhene ket informacion paska qen edhe vet i keqinformuar.

  4. Sylo te pergëxoj per punen e shkelqyer qe keni organizu ne kampionat, e per ata qe i pengon sukseset e Federates e bejnë per qellime karieriste por , thot ni fjalê e urtë popullore” karvani ecë, qenët lehin mbrapa”

  5. Un dua te them vetem nje gje si boksier isha i pergaditur maksimalisht per kete kampionat me te gjith shoket e klubit,por ne nuk u lejuam te marrim pjes kjo vertet eshte trishtuese ngase gjith ai mund gjitha ato shpenzime na shkuan huq,e kur dihet se bokserat ne kosov nuk perfitojn asgje as nga federata as nga klubet e ketu eshte dashur te mendojn te shtunen organizatoret e turneut por ja qe edhe sportin ton po e dirigjon ni lloj politike e disa njerzve qe kan inati mes vete dhe kete me se keqi po e psojm ne boksierat.ne kemi njerez te mir qe mund ta kendellin boksin ton por se pari duhet te formatizohet federata e pastaj ata qe jan adekuat per ket pun le te mbesin ata qe sjan le te lirojn vendin atyre qe meritojn.me respekt kerkoj mirkuptim

  6. Vehbi Lulaj ju askush nuk jau ka ndalu pjesmarrjen ne kampionat, trenerat ejuaj e kan terheq ekipen pasi ti edhe rraci jeni peshu por ne momentin kur ata kan tentu me boxu edhe garust pa asnji meq jan terhek komplet ti e din shum mir se vet ishe prezent prandaj fajin kerkone tek trenerat e juaj e asesi tek federata.

  7. Trepqa Box un jom tu i degju disa gjera te kunderta nga ju dhe nga trenerat.eshte e vertet se un jom hyp ne vag kom dal sipas regullave ashtu kan qen edhe shoket tjer te klubit.por un e kom pa qe diqka ska qen ne regull muhabeti jeni perla shum me trenera ton,sidoqoft ata qe e psun me se keqi ishim ne bokserat

  8. Ky shkrim nuk do koment, se sa i begatshem ka qene kampionati, flet rezultati. Ne tri konkurrencat (kadet, junior dhe senior) kane dale tete (8) kampion, ku realisht ka qene dashur te jene tridhjete (30).
    Per mua brengosese eshte veteknaqesia e te “medhenjeve”. Keta e perdorin formulen famoze, sulmon per tu mbrojtur. Vazhdoni te vetekenaqeni!.

  9. Komentet që lexova më nxitën edhe mua ta bëj një koment. Kampionati individual i Kosovës në boks i paraparë që të mbahet më 18 dhe 19 tetor, përfundoi mbrenda një dite. Rezultatet që dolën nga ky kampionat nuk dojnë shumë komente se vetë flasin, në të tri konkurrencat; kadet, junior dhe senior dolën gjithsejt tetë (8) kampion, cka në të vërtetë ka qenë dashur të jenë gjithsejt 30 kampion. Vetëknaqësia e njerëzve të “mëdhenj” të federatës është shumë brengosëse.
    Kjo paraqet gjendjen reale të boksit Kosovar. Të “mëdhenjt” le të vazhdojnë të vetëknaqen edhe më tutje.

  10. Mund te pergezoj delegatin e kampionatit z.Sylejman Voca i cili ka qen shume ne nivel te punes dhe tere punen e ka kryer ne baz te rregullores se FboxKse dhe qe nga fillimi e gjer ne mbarim te kampionatit ka qen korekt me te gjitha klubet.
    Isha qe nga fillimi i matjes zyrtare e gjer ne fillim te kampionatit ku tere kohen kemi qendruar aty dhe mund te them se eshte kenaqesi qe te kesh nje punetor qfare ishte delegati i kampionatit korekt dhe mikprites per te gjithe sipas ligjit dhe rregullores se FboxK.
    Une mund te them se per te gjitha klubet ka qen i njejt dhe korekt,nuk kam vrejt asnje dallim qe i eshte bere dikujt,vetem dhe nje here e uroj per punen e bere delegatin dhe tere ekipin zyrtar qe ishte ne kete kampionat.

  11. Maree more per federaten e kosoves se ka pas boxera shum tmir tashti jeni met me fmi per me hanger e me vjedh pare per RAKI e PEASKAVICA se skeni turp mare ju koft tani. TI Ramadan Selimi ti je hajni kryesor leje qenin le te han a nuk han se syt per me pa jon o hajna tfliqt kruse fmit e tu qe vjedhin. LATA i pari ta kta klysh tjert qysh shkojn mas kudres me ja thith cicen mare ju kofttt krejt fmit e juve osht tu ju kthy dine naqf ju metshin qato pare tboxerav .
    EDHE SHUME SHUME I DOPT KA QEN KAPIONAti mareee per juve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.