RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Kampionati evropian për të rinjë në Dublin pa asnjë boksier shqiptar !

1 min read

Me 22 Gusht në Dublin të Irlandës ka filluar kampionati evropian në boksin olimpik për grupomoshat e reja nga 17 deri 18. Pjesëmarrja e shteteve është e kënaqëshme dhe të gjitha shtetet marrin pjesë me boksier të talentuar dhe që kanë të ardhme duke i provuar dhe pretenduar për medalje. Irlandezët si nikoqir janë fokusuar shumë dhe janë duke investuar shumë në boksin amator, dhe nga ky kampionat presin rezultate të mira. Pretendentë tjerë do të janë edhe Rusia dhe ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik të cilat janë fuqi në boksin botëror sot. Deri sa shtetet evropiane përgadisin boksier dhe tregojnë seriozitet, Kombëtarja e jonë Shqipëria nuk ka qenë e interesuar të dërgon ndonjë boksier. A thua pse ? Kur dihet se ka boksier të talentuar dhe sapo kanë përfunduar kampionatin për të rinjë dhe janë dalë kampionat në konkurrenca të ndryshme. Vitin e kaluar në Baku të Azerbejxhanit ku u mbajt kampionati botëror për të rinjë, ishin tre boksier tanë që morën pjesë, Bekim Vjerdha, Emiliano Cekini dhe Xhulio Vrenozi, ndërsa këtë vit, si duket Federata u zu në gjumë ! Apo është një komplot kundër ekipit të Tiranës e cila doli kampion pa konkurrencë në muajin Korrik. Sido qoftë kjo i bën dëm boksit tonë, deri sa boksierët e shteteve fqinjë si Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria, Bosna e Hercegovinë janë pjesëmarrëse.

Artan Vërbica
24 Gusht 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.