Mër. Qer 3rd, 2020

Kampionati botërorë për kadet: Kuba fiton tre medalje të artë, Shqipëria zhgënjen me paraqitje

1 min read

Se Kuba sjell gjithmonë talent, kjo tregon edhe fakti nga kampionati i fundit që mbaroi dje në Baku të Azerbejxhanit. Tre boksier nga Kuba arritën medalje të artë. Robeisy Ramirez Carrazana (Bantam), Irosvani Duverger Aviles (gjysmë e rënd) dhe Pero Justiz (kategoria e rënd) arritën të fitojnë medalje të artë. Nikoqiri Azerbejxhani arriti dy medalje të artë, Selman Alizada (super bantam) dhe Shaban Shahpalangov (kategoria e lehtë), ndërsa Gjermania një të artë , Artur Brill (kategoria pupël),India fitoi një të artë, Krishian Vikas (ketegoria 57 kg), Ukraina një të artë, Oleg Nekliudov (kategoria super e lehtë), Brazili një të artë, David Laurencio, Da Costa (Welter), Irlanda një të artë, Joseph Ward (kategoria e mesme).

Boksierët tanë shqiptar pjesëmarrës në këtë eviniment Xhulijo Vrenozi dhe Bekim Vjerdha zhgënjyen me paraqitjet e tyre. Vrenozi humbi me ndërprerje në raund të parë nga Samuel Zapata nga Venezuela, ndërsa Bekim Vjerdha humbi nga irlandezi i cili doli kampion botërorë më pastaj, irlandezi që sapo e përmendem lartë, Joseph Ward. Vjerdha humbi me rezultat 18:1. Nga këto rezultate që u arritën, na bëjnë me dije që boksi shqiptar është në krizë. Shpresojmë një paraqitje më të mirë në kampionatin evropian që fillon muajin tjetër në Moskë për të rritur.

Artan Vërbica
6 Maj 2010

6 thoughts on “Kampionati botërorë për kadet: Kuba fiton tre medalje të artë, Shqipëria zhgënjen me paraqitje

  1. Ejani ore ne kosove e merrni boksere talente e mos dergoni gjdo kende ne keso takime jashte vendit me e shemtu imazhin e boksereve shqiptare.

  2. Pershendetje. Po shikoja kete faqe e me beri pershtypje shumica e informacioneve qe vini kurse persa i perket nivelit te informacioneve me vjen keq te them por mungon. Shqiperia ne boteror ne Baku si fillim nuk eshte paraqitur me 2 boksiere por me 3.E dyta : para se te shkruani informacionin merri mir informatat se si ka shkuar perzgjedhja e boksiereve per kete aktivitet, pasi ne liste kan qene 2 boksiere te tjere te cilet kan pasur edhe eksperiencen e ndeshjeve nderkombetare por ata jan larguar nga boksi gje qe ishte nje hupje e madhe per kombetaren e boksit, keta 3 djemt qe perfaqesuan shqiperin e kishin per here te pare pjesemarrjen ne nje aktivitet te ketyre permasave.( nqs keni qene ndonjehere boksiere e dini se qdo thot nje ndeshje nderkombetare)

  3. per sa i takon komentit te ketij zoteri Kadriut ndiqe me shum boksin amator se ne cilin nivel eshte Shqiperia zoteri i nderuar.

  4. Informatat jane te sakta 100% ne nuk qesim dezinformata dhe nuk jemi kunder Shqiperise mirpo jemi redaksia e vetme shqipare qe mundohet te percjell cdo aktivitet shqiptar dhe nuk eshte e vertet qe kane marrpjese tre por vetem dy. Jane paraqitur se do te boksojne Xhulijo Vrenozi, Bekim Vjerdha dhe Emiliano Cekini mirpo ky i fundit nuk ka marr pjese.
    NUk eshte mire me kritiku, por nese keni mundesi eshte mire me na ndihmu, si do qe te jete faleminderit …

  5. Kadri mos na fol marrina persa i perket boksit amator ne Kosovë, dhe ti e din shume mire se ne cfare nivelit jeni ju ne krahasim me ne. Nuk du me ju kritiku por me detyron por nxjerr kta lloj dekleratash. Rrespekte per cdo kosovar boksier qe ben jasht Kosovës, sepse kan rezultate shume te mira, por sic e thash ma siper “jasht“ persa ju perket juve qa jeni brenda territorit te Kosoves nuk mund te rezistoni me shume se 2 raunde, me ne jane dhane prova per kyt gja. Artan me vjen keq por skam qa me ba se ai Kadriu den me na prish imazhin boksit shqipetar dhe kyt gja nuk ia lejoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.