RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Kampionati Botëror në Doha të Katarit pa asnjë boksier shqiptarë

2 min read

Mbetemi të krenohemi me vetëm trajnerin me origjinë shqiptare, Leonard Pijetraj si pjesëmarrës i yni

DOHA2015_logoDoha, Katar, 5 tetor 2015 – Si asnjëherë më parë nuk ka pasur ceremoni hapëse të ndonjë kampionati botëror në boks, se që ishte ky i këtij viti që po organizohet në qytetin Doha të Katarit.

Por, i gjithë ky spektakël është i mangët për ne, pasi për herë të parë pas shumë kampionatëve të tjerë, nuk do të jetë asnjë shqiptar pjesëmarrës, ku mund të konstantojmë se është dështim i plotë Hrgovic dhe Pijetrajpër boksierët tanë që nuk arritën të realizojnë kualifikimin.

Ne shqiptarët mund të krenohemi me vetëm trajnerin me origjinë shqiptare, Leonard Pijetraj, i cili është përzgjedhës tash e disa vite i përfaqësueses së Kroacisë. Dhe ai në bisedën që zhvilluam disa ditë para na theksoi krahas Kroacisë do ta përfaqësoj edhe gjithë shqiptarët. Pjetraj ka bërë revulucion në boksin kroat ku edhe pat premtuar gjashtë vite më parë se do të sjell medalje nga kompeticionet evropiane, botërore dhe olimpike, dhe këtë e realizoj këtë vit në kampionatin evropian në Samokov të Bullgarisë duke fituar medaljen e artë me boksierin Filip Hrgovic në kategorinë super të rënd, apo +91 kg.
Hrgovic, 23-vjeçar renditet i dyti në ranglistën e AIBA-së, dhe synon medaljen e artë edhe në botëror tani. Ai është shpresa më e madhe e boksit botëror për të ardhmen.

Si do që të jetë Kosova Boxing do t`ju sjell ethet e këtij kampionati botëror.

Artan Vërbica
6 tetor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.