RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Kambossos Jr, shokon botën – mposht Lopezin

1 min read

Madison Square Garden, New York, 27 nëntor 2021 – Greku me nënshtetësi australiane, George Kambossos Jr (20-0, 10 KO) ka mposhtur Teofimo Lopezin (17-1, 16 KO) duke u shpallur kampion i ri botëror në tre versione, WBA, IBF dhe WBO në kategorinë e lehtë.

Askush se kishte pritur një gjë të tillë, por Kambossos tregoi vullnet, energji, diciplinë dhe dëshirë më të madhe për të mposhtur Lopezin që nuk ishte në elementin e tij.

Duelin e filloi si më së miri Kambossos Jr ku që në raund të parë me një nokdovn i tregoi Lopezit se pr çka ka ardhur në SHBA. Lopez u ngritë dhe vazhdoi duke qenë më i mirë në të dytën. Në raundin e tre dhe katër Kambossos ishte më i mirë. Lopez e fiton të pestin. Raundi i gjashtë dhe shtatë i takon Kambossos. Në të tetin rikthhet fuqishëm Lopez i cili bën rikthimin dhe bën meçin edhe më interesant duke treguar karrakter. Vazhdon fuqishëm edhe në të nëntin duke e fituar. Në të dhjetin e rrah keq Kambossos-in duke e hedhur në nokdovn, por ai ngritet dhe vazhdon. Dueli barazpeshohet, por Kambossos tregon karrakter dhe fiton dy të fundit duke fituar me meritë përballjen. Në fund dy gjyqëtar vlerësuan fitoren e Kambossos, njëri të Lopezit.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.