RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Kabashi mposht Vondracek me KO 4

1 min read

Olympia Eishalle, Mynih, Gjermani, 28 Maj 2011 – Besim Kabasji ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në versionin WKA kundër çekut Petr Vondracek. Në një meëspektakularë Kabashi tregoi edhe një herë cilësit e njërit ndër kick-boxierve më të mirë në botë. Që në raund të parë Kabashi me një “Low-Kick” bëri diferencën në meç duke i treguar çekut se do ta ketë të vështirë. Në raundin e dytë të dy japën disa goditje të forta dhe treguan rezistencë të pashoq, sikur matnin forcën e tyre. Raundi i tretë solli edhe më shumë emocione sepse herë njëri e herë tjetri jepnin goditje të rrëzikshme. Raundi i 4-të ishte përcaktues ku Kabashi tregoi vetën duke e dërmuar çekun me goditje të një pas njëshme. Goditjet e forta të Kabashit e detyruan Vondracek të mos të jetë i aftë për të vazhduar meçin. Ky spektakël sportiv mbledhi më shumë se 5000 shikues në Olimpia halle në Mynih duke kënaqur shumë shqiptar të pranishëm. Kjo audiencë e shkëlqyer u transmetua edhe nga TV publik i Kosovës RTK dhe televizioni i njohur gjerman SAT 1.

Kosovaboxing.org
29 Maj 2011

1 thought on “Kabashi mposht Vondracek me KO 4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.