RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Kabashi mbron titullin me 4 Dhjetor

1 min read

Pasi që fitoi titullin e kampionit botëror në versionin WKA në kategorinë +95 kg, ka vendosur të mbrojë po këtë vit titullin e fituar. Besim Kabashi do të takohet me turkun Mehmet Ozer në Zenithhalle në Munih. Ozer është i gjatë 182 cm ndërsa peshon afër 100 kg. Ozer gjatë karierës së tij ka luftuar me disa kick-boxier të shquar si Brian Douwes, Ivan Strugar, Zamik Atakishiev etj. Ky mund të jetë dueli i fundit i Besim Kabashin pasi që po planifikon të tërhiqet nga kick-boxi. Ekipi menagjues i tij, Steko i ka ofruar kontratë dy vjeçare ndërsa Kabashi ka kërkuar kontratë një vjeçare dhe po se dakordohen të dy palët, Kabashi do të vazhdoj për edhe një vit, por në qoftë se vëllezërit Steko i kërkojnë kontratë dy vjeçare ai nuk dëshiron të vazhdojë më tej për arsye personale. Si do që të jetë Besim Kabashi për këto vite ka shkrruar histori të shkëlqyeshme të kick-boxit shqiptar duke qenë mjaft i sukseshëm.

Krenar Fejzullahu
6 Nëntor 2010

1 thought on “Kabashi mbron titullin me 4 Dhjetor

  1. Respekt per Besim Kabashin Dhe Xhavit Bajramin te vetmit qe na kan xbardh fytyren deri me tani keta te tjert jan veq per reklama ketu asgje me teper Respekt Flori ciao!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.