RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Kaba i pafat, pëson me KO

1 min read

Mantova, Itali, 13 nëntor 2020 – Ndodhi e paprituar mbrëmë në Mantova të Italisë, ku edhe e kishim parashikuar si një përballje të vështirë të Arblin Kabës. Ai pësoi me nokaut në raund të shtatë nga tunesiani Mohamed Khalladi, i cili ka ditur të nokautoj edhe legjendën Domenico Valentinon.

Kaba (12-1, 2 KO) e filloi mirë meçin duke dominuar raundin e parë, ndërsa në të dytin arriti ta hedh në dysheme Mohamed Khalladin (15-8-1, 9 KO) por që ky i fundit u zgjua dhe vazhdoi duke i rezistuar goditjeve të Kabës. Në vazhdim Kaba dominonte meçin po që ishte një goditje befasuese që tmeroi boksierin tonë i cili nuk arriti të zgjohet e të vazhdon meçin.

Shpresojm që promoteri i Kabës, Mario Loreni të organizoj revanshin sa më parë kundër Khalladit. Kjo ndodh në boks dhe Kaba ka potencial dhe është ndër më të mirët në kategorinë super të lehtë në Itali dhe Evropë.

www.kosovaboxing.org
14 nëntor 2020

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.