Pre. Shk 28th, 2020

Kaba mbron titullin italian me 20 mars

1 min read

Kampioni i Italisë në kategorinë super të lehtë, Arblin Kaba do të mbroj titullin e Italisë me 20 mars në Bolonjë.

Kaba (12-0, 2 KO) përball do të ketë sicilianin, Luciano Randazzo (14-3-3, 0 KO). Do të jetë një përballje e fortë ku boksieri ynë me pasaportë italiane do të synoj mbrojtjen e dytë të titullit apenin.

Kaba titullin e kampionit të Italisë e fitoi me 24 maj të vitit të kaluar duke befasuar legjendën italiane, Massimilliano Ballisai duke e fituar me vendim të gjyqëtarëve. Mbrojtjen e parë e arriti me 11 tetor të vitit të kaluar kundër marokenit të natyralizuar, Hassan Nourdine me vendim unanim.

Ngadalë dhe sigurt boksieri shqiptar është duke e ndërtuar një karrierë të madhe. Ai renditet i 16-ti në versionin EBU dhe sigurt dhe ngadalë po i afrohet kreut. Ndërsa në boxrec.com renditet i 204-ti në botë.

Kosova Boxing është mediumi i parë shqiptarë që edhe më parë ka publikuar rezultatet e Kabës, duke besuar në talentin e tij.

www.kosovaboxing.org
29 janar 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.