RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

K.B. Vllaznia është shpallur kampion për herë të 16-të

3 min read

Palestra Qazim Dervishi, Shkodër, 11 Shtator 2010 – Vllaznia është shpallur për të 16-ën herë “kampione kombëtare” në boks, duke dominuar nga të gjithë kundërshtarëve, në kampionatin e zhvilluar në Shkodër dhe që është mbyllur të shtunën paradite. Shkodranët nxorrën në finale 8 boksier, ku shtatë prej tyre u fituan nga Vllaznia. Skuadra e Vllaznisë në kampionatin e boksit për të rritur ka qenë dominuese në të gjitha drejtimet, duke e merituar titullin “kampion” për të 16-të herën në historinë e boksit shkodran. Për tre ditë me radhë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” boksierët më të mirë të vendit tonë, janë përballur me njëri-tjetrin në pesha të ndryshme dhe paraditen e së shtunës, që ishte edhe dita finale, ndeshjet kanë qenë edhe më të bukura, ku Vllaznia ka fituar 7 nga 10 ndeshjet e zhvilluara. Në peshën 54 kg u përballën Cenaj i Përparimit të Kukësit me Alijajn e Teutës, ku boksieri durrsak ka fituar me rezultatin 5 me 0. Piranaj i Vllaznisë do të fitonte duelin me kundërshtarin e nga Vlora, Preçaj, në peshën 54 kg dhe do të pasohej me një tjetër fitues shkodranë në peshën 57 kg, që është i zakonshmi Kruja, duke fituar ndaj Rokajt të Apolonisë. Një ndeshje interesante ka qenë edhe ajo e peshës 60 kg, mes Cenajt të Tiranës dhe Shytanit të Vllaznisë, ku boksieri shkodran ka dalë fitues në fund. Malazezi Zllatiç, i cili në këtë kampionat mbronte ngjyrat e Vllaznisë e ka humbur ndeshjen në peshën 64 kg, përballë Vrenozit të Apolonisë. Edhe pesha 69 kg do të bëhej “pronë” e Vllaznisë, pasi boksieri Bilali fitoi lehtësisht ndaj Selimajt të Teutës. Në peshën 75 kg, Paskali i klubit privat “Enea” ka fituar ndaj Bermetës së Partizanit, për t’i radhës peshës 81 kg, ku shkodrani Dashi do të fitonte pa probleme ndaj boksierit kundërshtar Beqari të Teutës. Vllaznia do të fitonte edhe dy peshat e fundit, ku në 91 kg Demaj do të sfidonte Zeqirajn e Tiranës dhe në plus 91 kg Hysa do të dominonte ndaj Çelës së Elbasanit, pasi ky i fundit u tërhoq para kohe nga gara. Vllaznia është shpallur “kampione” edhe si ekip, në vend të dytë është renditur Teuta dhe në vendin e tretë Apolonia.

Rezultatet finale :
51 kg – Ardit Alija (Teuta) – Ramazan Cenaj (Kukës) –  fiton Alija me 5 – 0
54 kg –  Ronildo Piranaj (Vllaznia) – Antpnio Preçaj (Flamurtari) – fiton Piranaj me AB (tërheqje e kundërshtarit në raundin e parë)
57 kg – Feliks Kruja (Vllaznia) – Moren Rokaj (Apollonia) fiton Kruja me 5 – 0
60 kg – Kristjan Shytani (Vllaznia) – Elton Cenaj (Tirana) – fiton Shytani me 3 – 2
64 kg – Xhuljo Vrenozi (Apollonia) – Denis Zllatiç (Vllaznia) – fiton Vrenozi me 5 – 0
69 kg – Asmer Bilali (Vllaznia) – Faslli Selimaj (Teuta) – fiton Bilali me 5 – 0
75 kg – Xhek Paskali (Enea) – Alban Bërmeta (Partizani) – fiton Paskali me 3 – 2
81 kg – Sulejman Dashi (Vllaznia) – Klison Beqari (Teuta) fiton Dashi me 4 – 1
91 kg – Kristjan Demaj (Vllaznia) – Leonard Zeqiraj (Tirana) fiton Demaj me 5 – 0
+91 kg – Nelson Hysa (Vllaznia) – Xhuneja Çela (Elbasani) fiton Hysa AB (tërheqje e kundërshtarit në raundin e parë)

Drilona Hoxhaj
12 Shtator 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.