RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

K.B. Prishtina synon të rikthej namin e dikurshëm

2 min read

Prishtinë, 20 Prill 2011 – Redaksia jonë Kosova Boxing kaloi një ditë në pallatin e sporteve në Prishtinë ku nga afër përcolli seancën e ushtrimeve nga klubi ynë më i trofeshëm shqiptar i të gjitha kohrave, K.B. Prishtina. Të pranishëm ishin të gjithë boksierët që pretendojnë se këtë vit të fitojnë sa më shumë trofe nacionale por edhe ndërkombëtare. Nga shikimi i parë u pa se aty punohet me përkushtim dhe me një diciplinë dhe elan të madh nga të gjithë. Të udhëhequr nga shefi i shtabit Fatmir Makolli, traineret Qamil Pajaziti dhe Agim Tahiraj shumë kush do të shifte se ky klub me një rindërtim, kërkon rikthimin dhe namin e vjetër. I pranishëm ishte edhe drejtori i klubit, Faton Ramadani i cili edhe ai herë pas herë jepte këshilla te ndonjë boksier dhe përcillte punën  e tyre nga të githë.  K.B. Prishtina tani ka 12-boksier të cilën shpreson që me ndonjërin nga ata të kurorëzohet me ndonjë titull apo trofe. Ata janë në vlugun e përgaditjeve ku me 29 Prill presin të marrin pjesë në turneun e tretë tradicional të legjendës sonë “Lah Nimani”.

Boksierët momental të K.B. Prishtina janë këta :
56 kg – Xhevahir Bislimi
60 kg – Marigona Beadini
60 kg – Bekim Demaku
64 kg – Gazmend Gashi
69 kg – Arian Gashi
75 kg – Ardian Kllokoqi
75 kg – Shkëlzen Krasniqi
75 kg – Ruzhdi Muhamedi
81 kg – Fatlum Haxholli
81 kg – Albion Nishori
81 kg – Alban Kamberi
81 kg – Ismet Dobratiqi

Kosovaboxing.org
21 Prill 2011

2 thoughts on “K.B. Prishtina synon të rikthej namin e dikurshëm

  1. Tung besoj se nje te ardhme te afert me nje perkushtim ma te madh te boksierve dhe te trajnerve do te arrijm qe te marrim pjes ne gjitha garat kombtare dhe nderkombtare si ato dit qe ishte Prishtina kampione e ish-Jugosllavis K.B.PRISHTINA (L)

  2. Prishtina ka qene cdo here Fabrik qe ka prodhuar Boksera.

    Endra e cdo bokseri ka qene te garon per klubin e boksit Prishtina, pershendes klubin e boksit Prishtina e ju uroj pune te mbar, ndersa bokserave sukses ne te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.