RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

K-1: Schilt, Hari, Keijiro, Le Banner dhe Saki triumfojnë në Yakohama

2 min read

Yakohama, Japoni, 3 Prill 2010 – Semmy Schilt ka mbrojtur titullin K-1 e kampionit botërorë në Yakohama të Japonisë. Ai mbrëmë mposhti sfiduesin nga Surinami, Errol Zimmerman me vendim unanim pas tre raundeve. Në tre raundet Schilt ishte më i mirë. Gjyqëtarët në fund vendosen 30-27, 30-27 dhe 30-28 për holandezin. Kjo ishte paraqitja e parë për kampionin botërorë këtë vit. Schilt konsiderohet edhe këtë vit favorit apsolut në Grand-Prix në muajin Nëntor në Japoni. Priten edhe këtë vit duelet interesante me Badr Hari dhe Remy Bonjaskin.

Badr Hari ka mposhtur rusin Alexey Ignashov me vendim unanim pas tre raundeve. Hari ka dominuar plotësisht në ring duke i dhënë disa herë knock-down. Gjyqëtarët në fund i dhanë fitoren Harit me 30-26, 30-26 dhe 30-26. Ignashov i cili ishte paraparë të bokson me kick-boxierin tonë Kreshnik Rrustemi javën tjetër me 10 Prill, ka anuluar meçin vetem për tu takuar me Badr Hari mirpo pësoi keq. Rrustemi ka caktuar kundërshtarin tjetër, javën që vjen takohet me Erroll Paris. Badr Hari do të paraqitet sërish në muajin Maj me George Gekas.

Legjenda e kick-boxit botërorë dhe njëri ndër më të mirët të gjitha kohërave, Peter Aerts ka pësur humbje katastrofale mbrëme me KO në raund të dytë nga japonezi, Keijiro Maeda. Aerts në raund të parë u gjet në dysheme dhe gongu e shpëtoi, mirpo në raundin e dytë pësoi edhe më keq, ku me një direkt të djathtë, Keijiro e KNOCK-OUT-oj. Ish-kampioni botërorë Peter Aerts në vitet 1994, 1995, 1998 duhet të pensionohet sepse është mëkat për një luftëtar si Aerts të prish karrierën e tij me këso humbjesh.

Në këtë mbrëmje u zhvilluan edhe disa parameçe interesante ku Jerome Le Banner mposhti të njohurin Tyron Spong, për shqiptar të njohur, pasi që janë në një klub me Xhavit Bajramin dhe poashtu ka boksuar një herë me Azem Maksutaj. Spong humbi me vendim unanim pas tre raundeve me 29-28, 29-28 dhe 29-28. Spong ka qenë i lënduar dhe ka qenë pikëpyetje a do të paraqitet, mirpo ai në momentin e fundit u paraqitë.Një duel tjetër u zhvillua që ishte interesant mes Gokhan Saki dhe Singh Jaideep. Saki në tre raunde ishte më i mirë ku e mposhti me 30-27, 30-27 dhe 30-27.

Artan Vërbica
4 Prill 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.