RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

K-1 : Agron Preteni fitues i K-1 Collizione në Split

2 min read

Agron Preteni është gëzuar si fëmijë pasi ka fituar turneun ndërkombëtar “ K-1 Collizione” në Split. Vitin e kaluar kick-boxierit shqiptar i ka shpëtuar nga dora kur humbi në finale nga anëtari i klubit të tij, Gordan Jukic.

James Philips ishte favorite kryesor për këtë turne, mirpo nuk e ka menduar që do të jetë Preteni ai që do ta dërmoj. Askush nuk e ka besuar, mirpo i riu, Preteni e bëri atë që se kishin menduar. Agron Preteni është takuar në gjysmëfinale me Henry Bannert. Dominimi në raundin e parë i ka sjell avantazh. Në raundin e dytë Preteni hyri edhe më furishëm ku me disa seri të goditjeve e rrëzon kundërshtarin. Pas kësaj Preteni edhe një here e hedh në dysheme. Austriaku u zgjua edhe një here, por në minutën e 1.30 të raundit të dytë, Preteni me një “High-Kick” i jep fund me Knock-Out.

Në finale Preteni u takua me Philips. Që nga fillimi e sulmoi mjaft amerikanin, Philips, nga të dy anët, ai në këtë raund poashtu e përdori mjaft mire “Low-Kick”, dhe me disa eskivazha e përmbylli raundin në favor të tij. Në raundin e dytë Agroni i vërsulet sërish ndërkohë e gjithë publika qëndronte në këmb. Agroni e kontrolloi luftën dhe e përmbylli mjaft mirë, përsëri ishte më i mirë. Në raundin e tretë lufta ishte e barabartë, Agroni i ikte kundërshtarit dhe me disa goditje herë pas herë i jepte goditje. Ky raund u mbyll me barazim, mirpo Preteni kishte mbledhur mjaft pike që të jetë fitues i duelit dhe turneut.

“Kam qenë i koncetruar në të dy meçet. Merita të mëdha ju jap dy trainereve të mij, Anti Matasu dhe Marko Zajo. Edhe pse James Philips ishte favorit në këtë turne, unë shfrytëzova edhe rastin timë më të vogël të fitoj këtë turne. Jam shumë i lumtur” deklaroi Agron Preteni për Croring.net.

Ju njoftojmë se James Philips ka histori të keqe me shqiptar. Ai është mposhtur dy herë nga Azem Maksutaj dhe një herë nga Xhavit Bajrami, por është një kick-boxier kualitativ dhe mjaft i qëndrueshëm. Punë të vështirë kanë pasur edhe dy kick-boxierët tanë me renome botërore, gjatë ballafaqimit me te, dhe mund ta quajmë sukses të lartë për kick-boxierin e ri Preteni që ka vetem 19-vjet.

Kosovaboxing.org do t`ju sjell në ditët në vazhdim një intervistë ekskluzive dhe një biografi më të gjërë për këtë gladiator që pritet të ketë sukses në të ardhmen.

Artan Vërbica
31 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.