RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Jurgen Uldedaj fitues u turneut “Lah Nimani 2015”

2 min read

Përgatiti dhe Foto: Shpend Ahmeti 

Jurgen UldedajPrishtinë, 24 maj 2015 – Boksieri ynë Jurgen Uldedaj, është shpallur boksieri më i mirë i turnet “Lah Nimani 2015” që u mbajt në Prishtinë. Në këtë aktivitet ndërkombëtar morën pjesë boksierë nga 12 shtete të Evropës në kategorinë e juniorëve për dy ditë rresht.

Uldedaj në finale fitoi ndaj skocezit John Dochery, duke treguar vlera të mëdha. Ndër të tjera Uldedaj dëshmoi se është shpresë e madhe e boksit tonë.
“Patjetër se në turne të tilla vihet me synime për tu shpall kampion, sepse ia kemi bërë hyzmetin më stërvitje dhe më të gjithat. Finalja normal se ishte e vështirë, sepse edhe ai boksieri ishte i nivelit të lartë, ishte kampion i Skocisë, e kam parë edhe në evenimente të larta botërore dhe është boksier goxha i mirë, por ia arrita të fitojë, falë stërvitjes që kamë bërë”, tha Uldedaj për Kosova Boxing.
Ndër boksierët kosovarë u dëshmua boksieri Valon Ahmeti nga Klubi i boksit Trepça 89` i cili mposhtu bullgarin Emanuil Bogeov.Ndërsa finalisti tjetër Ardi Delijaj nga klubi i boksit Besa nga Peja nuk arriti ti kundërvihet skocezit Sean Lazerine.
Finalet:
52 kg – Istvan Szaka (Hungari) – Michael Jasoli M’Donaeh (Uells) – 0-2
52 kg – Hergert Jan (Gjermani) – Gifti Batuhan (Turqi) – 0-2
56 kg – Ali Heivar Bako (Gjermani) – William Stuart (Skoci) – 0-2
56 kg – Bogoev Emanuiel (Bullgari) – Valon Ahmeti (Kosovë) – 0-2
60 kg – Lewis Hay (Skotland) – Denis Gashi (Gjermani) – 0-2
60 kg – Skhane Kallun (Uells) – Rayroua Lakatos (Hungari) – 2-0
64 kg – Mikael Hodaj (Shqipëri) – Lubomir Penev (Bullgari) – 0-2
64 kg – Kieran Mcmaster (Skoci) – Cejman Junus (Gjermani) – 2-0
69 kg – Kozak Laszlo (Hungari) – Robert Chava Sanyjan (Bullgari) – 0-2
75 kg – Malvin Gashi (Kosovë) – William Hutchinson (Skoci) – 0-2
75 kg – Kilig Batuhan (Turqi) – Bance Lukascy (Hungari) – 2-0
81 kg – Sean Lazerine (Skoci) – Ardit Delija (Kosovë) – 2-0 (ndërprerje)
81 kg – Jurgen Uldedaj (Shqipëri) – John Docherty (Skoci) – 2-0
91 kg – Muhamet Ajdin (Turqi) – Ivelin Alexandrov (Bullgari) – 0-2
91 kg – Michel Bartun (Skoci) – Richard Kocsis (Hungari) – 2-0.
www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.