RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Jurgen Braehmer në burg ndërsa Universum drejt shkatërimit !

2 min read

Gjykata e Republikës Veriore të Gjermanisë, Schewerin ka dënuar  kampionin botërorë të kategorisë gjysmë të rend në versionin WBO – Jurgen Braehmer  me 16 muaj burgim.  Ai është akuzuar për dy vepra dhune sepse ka përdorur dhunë fizike ndaj dy personave.  Nuk ka asnjë provë që ai të del i pafajshëm pasi që është akuzuar disa herë për të njëjtën veper tashmë. Kjo e fundit ka të ngjarë si sinjal i fundit dhe 31-vjeçari duhet të kryej burgun. Braehmer është kampion aktual botërorë në versionin WBO ku vitin e kaluar fitoi në Dhjetor kundër rusit, Dimitri Sukhotski me vendim unanim pas 12-raundeve.

Klubi më i sukseshëm i boksit në Evropë, Universum Box Promotion është në krize të madhe.  Klubi i promoterit të madh, Klaus Peter Kohl i cili krenohej jo vetem në Evropë por edhe në Botë po pëson rrënje drastike. Universum shquhej me boksier cilësor  si vëllezërit Klitschko, Felix Sturm, Ruslan Chagaev, Luan Krasniqi, Sinan Samil Sam, Juan Carlos Gomes, Zsolt Erdei, Jurgen Braehmer, etj, ndërsa sot klubi përballet me sfida të mëdha dhe nuk po arrin të nënshkruaj me ndonjë boksier të madh dhe po i humb dita-ditës boksieret më të mirë. Çka po ndodh ?

Klitschkot u larguan duke formuar klubin e tyre “Klitschko Management Group”,  Juan Carlos Gomes dhe Sinan Samil Sam kaluan tek ekipi “Arena Box Promotion”, Luan Krasniqi nga humbja me Brewster ishte nën hije, Ruslan Chagaev humbi shkëlqimin nga sëmundja e hepatitit, Felix Sturm ditë më parë konfirmoi largimin duke promovuar nënshkrrimin me kanalin e njohur gjerman, RTL dhe duke u bërë vet pjesë e ekipit si promoter dhe boksier, sikurse vëllezërit Klitschko, Oscar De La Hoya dhe Shane Mosley. Pastaj Erdei nuk është ai që ka qenë vite më parë dhe së fundmi Jurgen Breahmer duhet të shkoj nën grilla. Si duket Universum është në kolaps të vërtet !

Klaus Peter Kohl dhe dhëndri i tij Dietmar Pozawa duhet të gjejnë një rrugëzgjidhje për ndryshe do të bankrotojnë shumë shpejt. Së fundi Alexander Dimitrenko ditë më parë ka deklaruar se dueli me Luan Krasniqin është nën dyshim dhe ka kërkuar të sfidoj kampionin e madh Vitali Klitschko. Ai ka kërkuar nga trajneri i tij Fritz Sdunek që njëherit është edhe trajner i Vitali Klitschko për një duel me të sepse i ka humbur durimi nga ana e klubit të tij për një revansh me boksierin tonë Luan Krasniqin.

Artan Vërbica
20 Janar 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.