RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Ju sjellim më shumë rreth turneut “Pavarsia 2010”

4 min read

Siç ju kemi paralajmëruar se do t`ju japim më shumë rreth turneut tradicional “Pavarsia 2010”  edhe kësaj radhe Kosovaboxing.com ju sjell materiale të kompletuara, çaste, ndeshjet dhe foto galeri të kësaj mbrëmje. Fitues i turneut të sivjetëm është Fatjon Sorra nga Shqipëria. Sorra mposhti boksierin nga Gjakova, Mehmet Asllanin. Ishte një duel i fortë ku i mundësoi  boksierit nga Shqipëria të fiton këtë turne prestigjioz për nder të ditës së kremtimit të pavarsisë së Kosovës. Fitues i vitit të kaluar ishte Mahmut Gorda nga K.B. Prizreni.


Konkurrenca e juniorëve :

60 Kg – Gazmend Gashi (Kosovë) – Haris Collakovic (Sanxhaku)  – 0:2
Refer në ring ishte : Rasim Rrustemi

Boksieri perspektiv nga K.B.Prishtina, Gazmend Gashi nuk ka arritur të fitoj përballjen me boksierin tjeter të talentuar nga Sanxhaku, Haris Collakovic. Arsya e kësaj humbje e boksiertit tonë ka qenë mos përgaditja e duhur. K.B.Prishtina është duke u përballuar me shumë probleme ku talentët si Gazmend Gashi dhe vëllau binaku i tij, Arian Gashi nuk po kanë mundësi të stërviten rregullisht në klubin më të famshëm të gjtha kohrave, K.B.Prishitna. Colakovic tregoi më shumë duke fituar me vendim unanim nga gjyqëtarët. Boksieri Colakovic nga juria vlerësuese u zgjodh boksieri Fair-Play i turneut.


75 Kg – Kadri Murseli (Kosovë) – Shkëlqim Bega (Shqipëri) – 2:0

Refer në ring ishte : Sreten Boskovic

Dueli i dytë në konkurrencën e juniorëve u zhvillua mes Kadri Murselit nga Kosova dhe Shkëlqim Begas nga Shqipëria. Dueli ishte mjaft luftarak ku te dy shpenzuan mjaft në këtë duel. Murseli në fund doli fitues pas tre raundeve të forta.


Konkurrenca  femërore :

57 kg – Fatlume Ahmeti  (Kosovë) – Suada Sadikova (Maqedoni) – RSCO 3
Refer në ring ishte : Latif Demolli

Në këtë turne u zhvillau  një duel në konkurrencën e femrave. Fatlume Ahmeti fitoi ndaj rivalës së saj nga Maqedonia, Suada Sadikova. Dueli zgjati tre raunde ku bokserja nga Shkupi dorëzoi meçin në fillim të raunit të tretë. Fatlum Ahmeti nga juria vlerësuese u zgjodh boksieri më i mirë teknik i turneut.


Konkurrenca e meshkujve :

57 kg – Edi Kabashi (Kosovë) – Ali Fredi (Maqedoni) – Barazim
Refer në ring ishte : Rrustem Konjuhi

Dueli i katërt dhe i pari në konkurrencën e seniorëve u zhvillua në mes të Edi Kabashi (Kosovë) dhe Ali Fredi (Maaqedoni). Dueli ishte i barabartë ku edhe gjyqëtarët e vlerësuan me të drejtë.


60 kg – Liridon Zeqiri (Kosovë) – Mustafa Ibrahimi (Maqedoni) – 2:0

Refer në ring ishte : Agim Tahiraj

Boksieri më i mirë i Kosovës për vitin 2009, Liridon Zeqiri fitoi ndaj Mastafa Ibrahim (Maqedoni). Zeqiri gjatë gjithë duelit kishte luftën nën kontroll dhe fitoi me merritë. Zeqiri ka mundur qysh në raund të parë ta përfundoj këtë duel mirpo si duket ai boksoi pak për publikë.


69 kg – Milot Shabani (Kosovë) – Fakis Gorcevic (Sanxhaku) – RSCO 2

Refer në ring ishte : Agim Shala

Njëri ndër boksierët më të mirë të Kosovës, Milot Shabani ka fituar ndaj boksierit nga Sanxhaku, Fakis Gorcevic me ndërprerje. Ai pas një kombinimi të mirë në raund të dytë e detyroi kundërshtarin ta dorëzoj meçin.


75 kg – Alban Bermeta (Shqipëri) – Dragan Roganovic (Mali i Zi) – 0:2

Refer në ring ishte : Latif Demolli

Dragan Roganovic nga klubi Lovcen nga Cetinja e Malit të Zi ka mposhtur boksierin shqiptar Alban Bërmeta. Boksieri nga Tirana gjatë gjithë kohës ishte agresor në ring mirpo goditjet nga boksieri malazes ishin më të sakta çkadhe gjyqëtarët vlersuan për boksirin nga Cetinja. Ky duel e fitoi epitetin si dueli më luftarak i turneut.


81 kg – Bujar Sejdiu (Kosovë) – Read Emerllahu (Maqedoni) – RSCO 1

Refer në ring ishte : Rrustem Konjuhi

Bujar Sejdiu tregoi edhe një herë klasin e tij që ka. Ai tregoi një luftë të fortë që në fillim ku e detyroi trainerin e nga Maqedonia ta dorëzon luftën. Boksieri nga Shkupi, Emerllahu ishte mjaft i zhgënjyer me reagimin e trajnerit e tij, por duhet kuptuar se boksieri nga Vushtria ka cilësi të mëdha të boksit. Mëkat që nuk pat ndonjë boksier më cilësor Sejdiu për ta kënaqur publikun.


+ 91 kg – Mehmed Asllani (Kosovë) – Fatjon Sorra (Shqipëri) – 0:2

Refer në ring ishte : Sreten Boskovic

Dueli Sorra dhe Asllani sjellen një duel mjaft të fortë. Në raundin e parë Mehmet Asllani ishte më i mirë dhe zhviloi luftë të menqur. Në raundin e dytë dhe të tretë Sorra ishte më i mirë. Kjo rezultoi me fitoren e tij dhe të shpallurin qi më i miri i turneut  “Pavarsia 2010”. Boksieri gjakovar Asllani la mbresa të mira në këtë duel.

Më shumë mund të shiqoni këtu:

9 thoughts on “Ju sjellim më shumë rreth turneut “Pavarsia 2010”

  1. SupPer ka qen kjo nat po nese do te fitojsha edhe un do te ishte edhe me festive nata qe sa e leme pas
    por sa ma shum meqe ma shum pervoj (Y)
    heren tjeter sdo t’ju zhgenjej (Y)

  2. gazi je ma miri un mendoj se ti je ardhmerija e kosoves sa i perket kushteve. kf.pr. me minimale por edhe humbjet i pranojm per deri sa ti me binakun vetun treningat qi i boni ju mes veti se kl.pr.sa i perket kushteve jon zero.por un jom i sigurt do te kerenohemi qe ju kemi juve. pershendetje te perzemrta

  3. gazi je ma miri un mendoj se ti je ardhmerija e kosoves sa i perket kushteve. kf.pr. me m
    minimale por edhe humbjet i pranojm per deri sa ti me binakun vetun treningat qi i boni ju mes veti se kl.pr.sa i perket kushteve jon zero.por un jom i sigurt do te kerenohemi qe ju kemi juve. pershendetje te perzemrta

  4. bokseri im mehmet asllani ka tregu ni menquri shum te madhe ndaj zorres dhe kur te takohen heren tjeter jam i bindur se do ta mposht zorren sepse eshte njeri ndaj bokserave me te talentuar te KOSOVES.

  5. Fatlume je e fort si Lejla Ali dhe do te kesh sukses si ajo..

    Fatlumja si ajroplan i shkakton njersi europjan

  6. une mendoj se Liridon Zeqiri eshte ardhmeria e boksit kosovar sepse talenti i tij dhe pervoja qe ai e ka (me boks filloi qe nga mosha 13 vjeqare)deshmoi edhe ne vitin 2010 per sukseset qe ai i arriti,veq te para DONI.1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.