Joshua vs. Klitschko - 1Wembly, Londër, 29 prill 2017 – Anthony Joshua (19-0, 19 KO) ka arritur që edhe dy herë kampionin e botës Wladimir Klitschkon t`a mposht me nakaut. Në një duel të fortë dhe të paparishikueshëm deri në raundin e 11-të, Joshua  arriti të triumfoj kundër boksierit më të mirë në dekadën e fundit në kategorinë e rënd, Wladimir Klitschko (64-5-0, 53 KO).

Me këtë fitore Joshua mbrotji titullin e kampionit të botës në versionin IBF, por ai shtoi edhe një sertarin e tij, titullin që ishte lënë vakant nga Tyson Fury, atë të WBA-së.

Joshua e filloi më mirë raundin e parë duke qenë i kujdesshëm. Klitschko poashtu që nga gongu i parë mundohej të gjejë mënyrën për fitore. Ndonëse këta dytë njiheshin më parë pasi kishin zhvilluar sesione të sparringut, asnjëri nuk tregoi respekt për njëri-tjetrin. Raundi i dytë dhe i tretë kaloi me një dominim të vogël të Joshuas i cili fitoi këtë dy raunde. Në raundin e pestë shpërtheu Joshua i cili arriti me disa goditje të sakta ta hedh në dysheme Klitschkon. Klitschko u zgjua dhe vazhdoi duke u mbajtur. Kur të gjithë prisnin rrufejën e Joshuas në raundin e gjashtë, ndodhi e kundërta ku Klitschko me snajperin e tij, godet fortë Joshuan duke i dhënë nokdovn. Joshua ngritet dhe vazhdon, duke qenë mjaft i lodhur. Në raundet në vazhdim gjashtë, shtatë, tetë ishin të Klitschkos, e nënta i takoi Joshuas, ndërsa e dhjeta prapë Klitschkos. Dueli ishte i barazpeshuar dhe pritej që ai që fiton këto dy raunde të shpallet fitues, por Joshua nuk ia lejoi fatit, ai në raundin e 11-të arriti ti tregoj se jo rastësisht është më i miri në botë ku me një aperkat të shkëlqyshëm dërmoi ukrainasin duke e vënë në pozitë të vështirë. Klitschko u zgjua vazhdoi, por tani Joshua parreshtur radhiste goditjet një nga një duke e gjuajtur prapë në dysheme. Klitschko ngritet, por Joshua sulmonte duke goditur fortë deri sa gjyqëtari amerikan David Fields ndali meçin. Kjo është fitore e madhe për Joshuan, ai u dëshmua se është kampion i vërtetë botëror.

www.kosovaboxing.org
30 prill 2017