Joshua mbron titullin e kampionit të botës kundër Jarrel Miller në New York
2 min readJoshua debuton në SHBA
Super kampioni i botës në kategorinë e rënd, Anthony Joshua do të mbroj titullin e kampionit të botës në WBA, IBF dhe WBO me 1 qershor në Madison Square Garden në New York.
Kjo do të jetë hera e parë për boksierin britanik i cili do të boksoj jashtë Britanisë së Madhe. Joshua (22-0, 21 KO) do të boksoj kundër amerikanit vendas Jarrell Miller (23-0-1, 20 KO). Të dy boksierët menaxhohen nga promoteri i njejtë Eddie Hearn.
Ky meç do të jetë mjaft interesant për shkak të debutimit të Joshuas në SHBA. Në New York do të shihet sa do të jetë i madh admirimi për te, ndërsa për Miller do të jetë një rast i tij i mirë që të shpallet kampion i botës, por kjo duket të jetë e vështirë për amerikanin i cili bokson para bashkqytetarëve të tij.
Kualiteti i Millerit në duelet e fundit me triumfet e tij kanë sjellur që të ipet ky rast madhështor. Ai mposhti disa boksier të dëshmuar si Bogdan Dinu (18-1-0, 14 KO) duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë romunit me nokaut në raund të katërt. Ai mposhti edhe ish-kampionin e botës në dy kategori të ndryshme, legjendën polake Tomasz Adamek (53-6-0, 31 KO) me nokaut në raund të dytë. Miller mposhti edhe franqezin Johann Duhaupas (37-5-0, 24 KO) me vendim unanim pas 12-raundeve, si dhe polakun MariuszWach (33-4-0, 17 KO) me nokaut teknik në raund të nëntë. Këto fitoret e tij i japin respketin Millerit dhe rastin kundër Joshuas që duhet treguar a është i gatshëm të shpallet kampion i botës.
Ndërsa për Joshuan mbetët të tregon atë mentalitetin e tij të kampionit edhe jashtë Britanisë së Madhe. Për Joshuan skemi çka të shtojmë, ai mposhti më të mirët e kohës si Wladimir Klitschko, Carlos Takam, Joseph Parker, Dyllian White dhe Alexander Povetkin.
www.kosovaboxing.org
14 shkurt 2019