RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Joshua kundër Usyk me 25 shtator

2 min read

WBA/IBF/WBO kampioni i botës në kategorinë e rënd, Anthony Joshua (24-1-0, 22 KO) do të mbroj titujt e kampionit me 25 shtator në Londër. Ai për kundërshtar do të ketë ukrainasin, ish-kampionin e padiskutueshëm botëror në kategorinë kruzer, Oleksander Usyk (18-0, 13 KO).

Pasi që nuk arriti të boksoj edhe për brezin tjetër, atë të WBC-së që është nën pronën e Tyson Furyt, për shkaqe tani të ditura pasi Fury ka në kontratë të boksoj sërish me Doantey Wilder. Atëhere britanikut si mbetej tjetër vetëm se të boksoj me mandatorin e caktuar, kësaj radhe të WBO-së, Oleksander Usyk.
Ky meç nuk do të jetë aspak i lehtë për Joshuan duke ditur se Usyk është mjaft boksier cilësor dhe një gjeni i boksit, por që përparsia e britanikut duket të jetë gjatësia dhe natyraliteti që e posedon kundër ukrainasit që po duket e ka të vështirë të dëshmohet në skenën e atyre përmbi njëqind kilogramë që kanë përparsi ndaj tij.

Dueli Joshua dhe Usyk pritet të zhvillohet në stadiumin e Tottenham-it në Londër. Ky stadium kap shifrën e 62.850 shikuesve në tribuna dhe kur pritet të shfrytëzohet edhe pjesa e fushës atëhere do të janë gjithsejt 65.000 shikues. Dueli pritet të jetë më i madhi pas pandemisë, gjë që do të pritet me admirim nga e gjithë bota.

www.kosovaboxing.org / 8 korrik 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.