Mar. Gus 11th, 2020

Joshua kërkon 70-30 përqind kundër fituesit Wilder apo Fury

2 min read

Artan Vërbica
29 janar 2020

Me padurim po pritet meçi ndërmjet Doantey Wilder dhe Tyson Fury e cila do të zhvillohet me 22 shkurt në Las Vegas. Mirëpo i gjithë komuniteti i boksit e dëshirojnë që fituesi i këtij takimi të boksoj kundër kampionit të padiskutueshëm botëror, Anthony Joshua. Pra, e gjithë bota dëshirojnë të kuptojnë se cili boksier është më i miri në planet.

Se si do të shkojnë rrjedhjat, do të shohim, por gjasat që të ndodh përballja e madhe këtë vit, nuk duket edhe aq e lehtë. Joshua i cili do të mbroj brezat botëror WBA, IBF, WBO dhe IBO kundër bullgarit Kubrat Pulev në Stamboll, ka një qëndrim për fituesin Wilder-Fury. Ai dhe promoteri i tij, Eddie Hearn kërkojnë që mjetet financiare të ndahen 70-30% në favor të tyre, ndërsa si Wilder, poashtu edhe Fury kërkojnë 50-50 të ndahet përfitimi.

Dueli i kampionëve pritet të zhvillohet në Arabin Saudite. Ky meç mund ti thejë të gjitha rekordet botërore, sa i përket fitimeve materiale.

Në meçin historik të shekullit ndërmjet Mayweather dhe Pacquiao e zhvilluar me 2015, përfitimet u ndan 60-40%. Mayweather mori 180 milon dollar, ndërsa Pacquiao 120 milion dollar. Edhe tani Joshua ka të drejt të kërkoj më shumë sepse ka emër më të madh se Wilder dhe Fury. Është më i popullarizuar se të dytë dhe ai nuk e ka të vështirë të mbush njē stadium futbollistik për një ditë. Disa orë i duhen për ti shitur më shumë se 100 mijë bileta dhe duke llogaritur që ka në pronësi katër brezat botëror, atëhere konstantojmë se ka të drejtë.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.