Kardif, Vells, 31 mars 2018 – Anthony Joshua ka fituar përballjen e zhvilluar në Principality stadium në Kradif të Vellsit, duke unifikuar tre titujt e kampionit botëror në tre versionet e ndryshme, WBA, IBF dhe WBO. Me këtë fitore Joshua tani ka në pronësi tre titujt nga katër versionet botërore dhe është kampion i padiskutueshëm botëror.

Joshua (21-0, 20 KO) ishte më i mirë se zelandasi Joseph Parker (24-1, 18 KO) duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë. Dy gjyqëtarët meçin e vlerësuan me 118-110 dhe njëri 119-109.

Dueli nuk plotësoi pritjet ku gjithë adhuruesit e boksit panë pak nga beteja e cila pritej. Joshua imponoi luftën në distancë, ndërsa që Parker nuk mundej ti afrohej dhe të zhvillon duelin e dëshiruar. Kjo i shkoi për shtati Joshuas i cili shënoi edhe një rekord të ri duke qenë tani kampion i padiskutueshëm botëror me tre titujt e fituar.

Joshuas i mbetët tani vetëm titulli i WBC-së i pa fituar, por ai synon edhe këtë titull ta fitoj në të ardhmen. Por, para se të zhvillohet një meç tjetër shumë i pritur ndërmjet Joshuas dhe Wilder, dy boksierët duhet të mbrojnë titujt e fituar. Povetkin pritet të shpallet kundërshtari zyrtar nga versioni WBA i cili do të boksoj kundër Joshuas, ndërsa Wilder duhet të mbroj titullin e WBC-së kundër Dyllian White.

www.kosovaboxing.org