Boksieri më i mirë i ditëve të sotme, Anthony Joshua do të mbroj titullin e kampionit të botës, WBA, IBF dhe WBO këtë fundjavë me 1 qershor në Madison Square Garden në New York. Ky do të jetë njëherit debutimi i britanikut në ringun amerikan.

Joshua (22-0, 21 KO) përballë do të ketë meksikanin e fuqishëm meksikanin Andy Ruiz Jr (32-1-0, 22 KO). Ruiz erdhi në shprehje si zavendësim pasi kundërshtari i caktuar Jarrell Miller (23-0-1, 20 KO) doli pozitiv në testin anti-doping.

Ky meç shihet si i lehtë për Joshuan, por Ruiz Jr është boksier mjaft i papërshtatshëm dhe sipas asaj që kemi njohuri për te, ai është më i mirë se Miller.

Ruiz Jr humbjen e vetme në karrierë e ka nga ish-kampioni i botës Robert Parker me 2016 kur dyluftoi për titullin e botës për brezin WBO. Nga ajo kohë Ruiz Jr u rikthye me tre fitore të tjera, dy mjaft të vlefshme kundër Kevin Johnson me vendim unanim pas 10 raundeve dhe Alexander Dimitrenkos me dorëzim pas raundit të pestë.

Për Joshuan skemi çka të shtojmë, cilësit e tij janë të ditura. Për te ky meç është mjaft domethanës pasi ai tani është i kërkuari i amerikanëve dhe ngadalë sikur se legjendat tjera botërore po e merr botën nën këmb me sukseset e arritur e kjo e tregon më së miri për te pasi po bokson në tempullin më të njohur dhe më të vjetrin në botë, Madison Square Garden në New York.

www.kosovaboxing.org
30 maj 2019