RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Joshua dhe Parker me 31 mars

2 min read

Londër, 16 janar 2018 – Anthony Joshua dhe Joseph Parker do të takohen me 31 mars në kryeqytetin e Vellsit në Kardif të Britanisë së Madhe. Dueli i tyre do të zhvillohet në stadiumin Prncipality i cili ka kapacitet prej 74.500 ulëse dhe 15.500 mund të pranoj mbrenda, ku gjithsejt kap shifrën e 90.000 shikuesve. Aq ishin edhe në meçin e fundit kur Joshua boksoj me 28 tetor të vitit të kaluar kundër Carlos Takam.

Dy kampionët botëror, Joshua në versionet WBA dhe IBF dhe Parker në WBO u paraqitën dje në konferencën për gazetar në Londër duke paralajmëruar betejën e tyre për unifikimin e titujve botëror. Ky meç njëherit do të jap edhe kampionin e padiskutueshëm botëror në kategorinë e rënd, pasi kampioni do të mbajë tre titujt e njohur botërisht.

Konferenca filloi me tallje dhe qeshje nga ana e britanikut Joshua. Ai akuzoi Parkerin se ky i fundit kishte thënë se Joshua ka “nofullën e dobët” dhe do ta nakautoj. “Do të jetë e kundërta” theksoi Joshua. “A e din ti sa fortë godas unë. Këtë do ta mësosh”, ishin fjalët e Joshuas drejtuar Parkerit.

Parker ishte i njejtë në atë që e theksoi edhe në media më parë. “Nuk më pritet data 31 mars. Nuk më pritet të kthehem në vendin tim dhe të filloj stërvitjet e forta për këtë përballje. Do të jap një performancë të denjë. Besoj do të kam rastin të godas në mjekrën tënde për të nakautuar” theksoi zelandasi më pastaj Joshuas.

Përballja do të jetë sfiduese dhe e paparishikueshme. Të dy boksierët janë në formën më të lartë gjatë dy viteve të fundit duke shënuar fitore të mëdha. Joshua mposhti kampionin e shumë viteve botëror, Wladimir Klitschkon vitin e kaluar duke e detyruar të penzionohet. Nga kundërshtarët e deritashëm Joshua mposhti edhe Dyllian White një boksier të kalibrit të madh. Ndërsa Parker deri më tani ka pasur fitore më të mëdha se Joshua. Ai mposhti Hugh Furyn vitin e kaluar dhe poashtu ka nakautuar shumë boksier cilësor si Aleksander Dimitrenkon, Kali Meehan, etc. Dhe kur ti shtojm edhe fitoren ndaj Andy Ruiz Jr, atëhere Parker nuk duhet të nënçmohet dhe gjasat janë të barabarta kundër Joshuas.

Joshua deri më tani ka zhvilluar 20 meçe, ai ka 20 fitore (20 KO). Ndërsa Parker ka 24 meçe, 24 fitore (18 KO). Të dy boksierët janë të pamposhtur dhe përballja e tyre do të jetë ndër më interesante e vitit 2018.

Artan Vërbica
17 janar 2018

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.