RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Joshua dhe Klitschko favorizojnë Fury-n kundër Wilder-it

2 min read

Britaniku dhe ukrainasi besojnë në fitoren e  Tyson Fury me Deontay Wilder në rimeçin e tyre në Las Vegas

Aurora Vërbica
13 Shkurt 2020

31-vjeçar Tyson Fury ishte dëshpëruar dhe i pafat në duelin e dhjetorit të vitit 2018 të cili i iku fitorja nga duart kundër Doantey Wilder. Ai udhëhiqte meçin, për të pranuar një nokdovn në raundin e fundit për tu mbyllur dueli me amerikanin i barabartë.

Kampioni i padiskutueshëm AJ apo Anthony Joshua i cili i është revanshuar me fitore meksikanit Andy Ruiz Jr, në meçin në Arabi Saudite dy muaj më parë beson se “Gipsy King-s” do të bëjë mjaftueshëm për t`a mposhtur Wilderin me 22 shkurt.

Joshua theksoi për “PepTalkUK“: “Unë mendoj se Fury do të fiton. Gabimin që e bëri herën e parë nuk do t`a përsërisë”, ishin fjalët e Joshuas.

Ishte barazim domethënës, ishte dueli aq afër të triumfoj ai dhe thjeshtë mendoj se Fury do ti korigjojë gabimet dhe do të fitojë këtë herë.

Brezat WBA, IBF dhe WBO-ja që i mbizotron Joshua ishin të gjithë dikur pronë e Fury-t. Fury brezat i humbi për shkak të problemeve me depresionin dhe abuzimin e substancave narkotike. Ai iu rikthye boksit pas dy vite e gjysmë.

Wladimir Klitschko tashmë 43 vjeçar i cili ishte mposhtur nga Tyson Fury në vitin 2015 tregon për ish-rivalin e tij se do të ketë përparësi ndaj Wilder-it, sepse e njeh edhe atë se dikur e kishte sparring partner. Pra, Klitschko i njeh të dytë mjaft mirë.

Klitschko deklaroi për mediumin “The National“: “Fury do të fitojë ose me nokaut, ose me pikë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.