RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Joe Smith Jr i gatshëm të mposht Vlasov-in këtë fundjavë

2 min read

Joe Smith Jr dëshiron që pas duelit me Maxim Vlasov të boksoj kundër njërit nga dy emrat më të mëdhenj të kategorisë gjysëm të rëndë, Dimitri Bivol ose Artur Beterbiev.

Meçi ndërmjet Smith Jr (26-3-0, 21 KO) dhe Vlasov (45-3-0, 26 KO) do të jetë për titullin e kampionit të botës në versionin WBO. Titulli u la vakant nga Canelo Alvarez. Dueli i tyre do të zhvillohet këtë fundjavë me 13 shkurt në MGM në Las Vegas.

Smith u shpreh në lidhje me meçin se e konsideron të  lehtë dhe të kalueshëm dhe se nuk preferon të jetë nënshtruesi në këtë rast, por i vie mirë për faktin se njerëzit kanë filluar ta shohin si pretendues të lartë. Këto fjalë Smith i deklaroi për Secondsout, ai shtoi për kundrshtarin: “Vlasov është një luftëtar agresiv, i gjatë, dhe ka fuqi, mirëpo do ta mposht dhe mund atë” si duket këto janë bindjet e Smith të palëkundura në lidhje me meçin.

Një ndër pyetjet e përzgjedhura që iu bënë Smith ishte se kush ishte luftëtari më i mirë i kategorisë gjysëm rënd, ai u shpreh se përveq tij është Bivoli duke e cilësuar si një luftëtar i shkëlqyeshëm teknik. Në lidhje me Bivolin më pas ai shtoi:“Unë e shoh Bivolin si humbjen time të vetme të vërtetë. Të tjerët ishin lëndime. Do të thoshte shumë për të hyrë brenda teje dhe për të mposhtur kush më ka mundur në të kaluarën, po ashtu shtoi se mund ta rrah Bivolin vetëm nëse është 100 përqind është i përqendruar, e ndjen vetën ashtu” shtoi ai.

Smith foli për përvojen e tij me Andrzej Fonfara të cilin e mundi ku në atë kohë Fonfara ishtë një pretendues shumë i fuqishëm, dhe si duket forcat e përmbeldhura dhe vetbesimi i atij meçi i dha Smith-it një shtyrje të madhe duke u shprehur se “ wow unë e bëra këtë” pasi që e nakuatoi në raundin e parë.

Këto ishin deklaratat e Smith në lidhje me këto duelet dhe me titullin e WBO-së.

Aurora Vërbica
11 shkurt 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.