RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Jetmir Kuqi shënon fitore duke ia thyer hundën Josip Vidoviçit

3 min read

Palestra Qazim Dervishi, Shkodër, 29 Maj 2010 – Reth 1000 shikues ishin mbledhur për t`a përcjellur idhullin e tyre Jetmir Kuqin, nga e gjithë Shqipëria, por kishte adhurues edhe nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Jetmir Kuqi 4-0 (3 KO) i  cili zhvilloi duelin e katërt profesional, u përball me kroatin nga Bosnjë dhe Hercegovina, Josip Vidovic i cili kishte luftën e parë debutuese zyrtarisht në boksin profesionist, duke e fituar me TKO 1. Siç e kami cekur disa ditë më parë në paralajmërim se Vidovic ka zhvilluar dy duele profesionale, një fitore dhe një humbje, mirpo këto duele nuk ja kishin rregjistruar për shkak të problemeve të tij me licencë profesioniste. Kuqi shumë mirë e filloi duelin ku qysh në fillim tregoi agresivitet duke e lexuar kundërshtarin, ku me disa tentime u mundua të gjej cakun, por kjo ndodhi në mesin e minutëshit të parë kur Kuqi me një goditje të fortë në hundë e lendoi keq Vidovicin. Gjyqëtari në ring, Jozo Gabric i numëroi por ishte e kotë sepse hunda ju kishte thyer dhe nuk mundi ta vazhdonte luftën. Kjo fitore Kuqin edhe më shumë e mobilizon për luftat e ardhshmë. Dueli i tij ardhshëm mund të jetë në Mal të Zi në muajin Korrik, mirpo mund të ketë edhe ndonjë luftë më të hershme.

Edhe një tjetër duel profesionist u zhvillua mes Artur Gavoçi dhe malazesit Emini Samson. Artur Gavoçi 2-0 (2 KO) zhvilloi luftë të forte me debutuesin Samson i cili vetem në dy raundet e para rezistoi, Me të filluar raundi i tretë, malazesi dorëzoi luftën. Kjo është fitorja e dytë për Gavoçin në boksin profesionist. Luftën e parë e kishte fituar me 23 Janar të këtij viti kundër hungarezit Tamas Dukai me ndërprerje në raund të parë.

Në këtë mbrëmje boksi u zhvilluan edhe katër duele amatore, ndër ta ishin edhe dy boksierët tanë Kristian Dema dhe Aleksandër Rama, që do të marrin pjesë në kampionatin evropian javën që vjen në Moskë të Rusisë. Dueli i parë amator ishte mes Elton Cenaj (K.B. Teuta Durrës) dhe Kristian Shytani (K.B. Vllaznia), ku fitues doli Shytani me vendim të gjyqëtarëve 2:1. Pjesmarrësi në kampionatin botërorë për kadet muajin e shkuar në Baku të Azerbejxhanit, Emiliano Cekini fitoi ndaj kroatit Mario Katic me vendim unanim 3:0. Dueli i tretë ishte në mes Aleksandër Ramës dhe Vjekosllav Perisic. Rama tregoi luftë më të mirë duke fituar me vendim unanim me 3:0, kurse dueli i fundit dhe më i miri në këtë mbrëmje ishte mes Kristian Demaj dhe boshnjakut Amer Karakoxhic. Demaj fitoi me “RSCO 2” apo ndërprerje duke treguar forcën e vet dhe energjinë që ka për boksin. Me plasmanin e mirë në turneun Ahmet Komert muaj më parë, pastaj luftës së bukur të treguar në Prishtinë një javë më parë dhe lufta e mbrëmshe na jap një signal poztiv para nisjes për në kampionat evropian. Selektori Zef Gjoni për Kosovaboxing.org na dha edhe zyrtarisht tre boksierët që do të marrin pjesë në Rusi. Siç ishte pritur ata janë Kristian Demaj, Aleksandër Rama dhe Enea Kovaçi.

Artan Vërbica
30 Maj 2010

1 thought on “Jetmir Kuqi shënon fitore duke ia thyer hundën Josip Vidoviçit

  1. Urime te pezemerta dhe me nje konfirmim te mir te boxit Shqipetar suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.