RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Jetmir Kuçi shënon fitore ndaj Mugurel Sebe me vendim unanim

4 min read

Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, 16 Shkurt 2011– Legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu, për nder të trevjetorit të Pavarsisë së Kosovës, organizoi turneun në boks, të cilën e quajti “Kosovë Urime Pavarsia”. Në program ishin tetë meçe amatore dhe një profesionist. Ai ftoi boksierët më të mirë nga Shqipëria, Kristian Shytani, Alban Bermeta, Kristian Demaj të udhëhequr nga selektori Zef Gjoni, pastaj Bujar Sejdiu, Mehmet Asllani, Mahmut Gorda dhe Zijadin Ismajli nga Kosova që u ndeshen me boksier të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ajka e mbrëmjes ishte ajo mes Jetmir Kuçit dhe rumunit Migurel Sebe.

Jetmir Kuçi kishte debutuar me sukses vitin e kaluar në boksin profesionist, ku shënoi katër fitore radhazi, tre me ndërprerje. Pas këtij suksesi të pritur, Kuçi pati ngecje ku për tetë muaj nuk zhvilloi asnjë duel profesional, për disa arsye personale. Rikthimin e tij e bëri sot në Prishtinë kundër rumunit Migurel Sebe, ku shënoi fitore me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Kundërshtari i tij, Migurel Sebe, kishte rekord të rrespektuar në boksin profesionist ku kishte zhvilluar 69 duele profesioniste, dhe poashtu me bagazh të madh nga boksi amator. Jetmir Kuçi kishte veshur të shkurtat e tij në njërën anë mbante flamurin kombëtar kuq e zi, ndërsa në tjetër anë flamurin e Kosovës. Ai u përfaqësua me licencë profesioniste të Kosovës të cilën ia kishte lëshuar Federata Profesioniste e Kosovës.  Kuçi 5-0 (3 KO), e filloi mirë duelin duke e shikuar mirë mangësit e kundërshtarit. Në raundin e parë dhe të dytë të dy boksierët ishin të kujdesëshëm, ndonëse Kuçi kishte një përparsi të vogël. Nga raundi tre deri te i fundit Kuçi ishte bindshëm më i mirë dhe nuk lejoi ndonjë befasi. Gjyqëtarët e vlerësuan me 60-54, 60-54 dhe 60-55. ” E kisha duelin nën kontroll, dëshirova të jap më shumë por kundërshtari nuk donte të hynte në dyluftim, por jam i kënaqur me fitoren. Faleminderoj Aziz Salihun që më mundësoi këtë meç dhe të gjithë për përkrahjen” deklaroi Kuçi për Kosovaboxing.org.

Edhe meçet amatore ishin në nivel të lartë ku Ajdin Ferati nga Maqedonia mposhti Zijadin Ismajli nga Kosova, me ndërprerje në raund të dytë. Mehmat Asllani tre herë e detyroi Jamir Selmanin ti numëroj gjyqëtari, pasi që nuk ishte i denjë për boksierin nga Gjakova. Kampioni i Shqipërisë për vitin 2010, Kristian Shytani shkëlqeu ndaj bullgarit Julian Hristov. Shytani edhe një herë tregoi se është perspektiv e madhe e boksit tonë. Mahmut Gorda nuk tregoi potencialin e tij, ishte nën nivelin e tij. Ai humbi nga bullgari Angel Dimov i cili ishte bindshëm më i mirë. Dimov u shpall edhe tekniku më i mirë i turneut. Alban Bermeta tregoi edhe një herë superioritetin e tij ndaj bullgarit Svetisllav Ivanov. Bermeta qysh në raund të parë i dha disa goditje të forta gjë që e detyroi trainerin bullgar t`a hedh rizën. Ndërsa boksieri më i mirë shqiptar sot në boksin amator, Kristian Demaj triumfoi ndaj bullgarit Valentin Petrov duke treguar njërën ndër meçet më të bukura të tij. Petrov asnjë herë nuk arriti ti kundërvihet Demaj, ndërsa ky ishte mjaft i rezistueshëm duke pranuar më shumë se 20 goditje në trup “Body Shot”. Kjo e luftë e bukur e tij e zgjodhi boksierin më të mirë të këtij turneu. Bujar Sejdiu dhe serbi Nersad Milicevic zhvilluan luftë të pakomprimisë duke shpenzuar shumë godtije nga raundi i parë. Milicevic ishte më i mirë në raund të parë ku punoi mjaft mirë me kundërsulme, ndërsa në raund të dytë Sejdiu u këndell duke e plandosur Milicevicin, ndërsa raundi i tretë ishte përcaktuese kur Milicevic e hedhi gomën dy herë nga lodhja e tepert dhe kjo e mundësoi fitoren Sejdiut. Ky duel ishte vlerësuar nga redaksia jonë, si çifti më luftarak. “Falenderoj të gjithë që e mundësuan këtë turne, Qeverinë e Kosovës, Ministrinë për Rini Sport dhe Kulturë dhe PTK-në. Besoj që të gjithë u kënaqën në këtë turne” deklaroi Aziz Salihu.

Kosovaboxing.org do t`ju sjell në ditët në vijim një fotogaleri nga ngjarja e sotme e boksit.

Foto : Shpend Ahmeti/Kosovaboxing.org

Përgaditi : Artan Vërbica

3 thoughts on “Jetmir Kuçi shënon fitore ndaj Mugurel Sebe me vendim unanim

  1. pershendetje ka qen nje nat e bukur me disa meqe t’mira
    per nder te pavarsis se kosoves faqes kosovaboxing i them qe jeni
    mat miret dhe ju deshiroj suksese te metutjeshme ♥♥♥

  2. pershndetje redaksi e boksit te kosoves

    gabimin qe ke bere me dashje apo pa dashje , ku ke shkruar se izijadin ismajli mposhti ajdin feratin nuk esht e vertet,perkundrazi Ajdin Ferati mposhti Izijadin Ismajlin me nderprerje ne raundin e dyte, kshtu qe kerkojm te ndryshoni te shkruarat e gabuara.

    me shum respekt per gjithe boksieret tan shqiptar, por e verteta duhet thuar gjithmon.

  3. Ka qene gabim teknik nga ana e tavolines zyrtare. Ne ne fund te ndeshjeve marrim te gjitha rezultatet dhe ata e kane shkrru gabimisht. Te dy boksieret kane qene te rinje, prandaj skemi pasur rast ti njofim..

    Faleminderit shume per informaten dhe ne korrigjim …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.