RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Jetmir Kuçi kundër Istvan Szili me 27 Janar

2 min read

Boksieri ynë i mirënjohur Jetmir Kuçi do të mat forcat me boksierin perspektiv hungarez Istvan Szili me 27 Janar në qytetin Trnava në Sllovaki. Ky meç do të jetë i pari i boksierit tonë për këtë vit. Kuçi deri më tani ka zhvilluar 6 meçe profesioniste duke shënuar të gjitha fitore, me bilanc prej 6-0 (4 KO). Ndërsa hungarezi Istvan Szili ka 13 meçe, ku ka shënuar të gjitha fitore me bilanc 13-0 (5 KO). Pra do të jetë një meç i të pamposhturve. Ky meç do të zhvillohet në 8 raunde, ndërsa epërsia e Szili do të jetë ringu vendas, mirëpo Kuçi në Sllovaki udhëton për fitore. Deri më tani Szili ka fituar disa boksier të njohur duke e radhitur atë në më të mirin NR1 nga 25 boksierët hungarez në kategorinë e mesme, dhe radhitet i 81-ti nga boxrec.com në ranglistën botërore, por kur kemi parasysh kualitetet e Kuçit në boksin amator dhe atë profesionale, gjasat janë reale që Kuçi të dal fitues. Boksieri ynë i njohur në boksin amator Naim Terbunja në vitin 2007 në turneun i njohur “Grand Prix në Ostrava” e pat mposhtur bindshëm 33-20, dhe shpresojmë njejtë edhe Kuçi ta mposht me 27 Janar. Këtë meç dhe këtë sfidë e arriti të zhvilloj kryeredaktori i Kosova Boxing, Artan Vërbica.

Kosova Boxing krahas agjencionit të lajmeve, funksionon edhe si organizatë promovuese e regjistruar në Ministrinë e Tregtisë dhe e regjistruar në Federatën e Boksit Profesionit të Kosovës. Poashtu Jetmir Kuçi posedon licencën profesioniste të FboxprofK-së ku do ta përfaqëson Kosovën dhe Shqipërinë në këtë duel. Një meritë për këtë i shkon edhe menaxherit kryesor të FboxprofK-së, Nexhmedin Zeka i cili ka ndihmuar që Kuçi të pajiset me lecencën tonë dhe poashtu është mbështetës i madh i boksit të Kosovës, në shumë aspekte.

Kosovaboxing.org
21 Janar 2012

1 thought on “Jetmir Kuçi kundër Istvan Szili me 27 Janar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.