RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Jetmir Kuçi kundër Gevorg Khatchikian me 27 Janar në Heerelen të Holandës

1 min read

Jetmir Kuçi Boksieri ynë nga Shkodra, Jetmir Kuçi do të zhvilloj meçin e parë këtë vit me 27 Janar në Heerelen të Holandës ku përballë do të ketë të pamposhturin, vendasin Gevorg Khatchikian.

Boksieri holandez deri më tani ka zhvilluar 17 meçe profesioniste ku ka shënuar të gjitha fitore (6 KO). Bilanci i tij 100% nuk e ka frikësuar aspak boksierin tonë i cili ka pranuar të boksoj kundër tij duke udhëtuar në Holandë për fitore.

Kuçi njëri ndër boksierët më të mirë shqiptar në kategorinë e mesme duelin e fundit e ka zhvilluar në Prishtinë në Tetor të vitit të kaluar ku mposhti boshnjakun Emir Telaloviq duke ia shkaktuar humbjen e parë në karrierë.

Dallimi i dy boksierëve është 10 vite, ku Khatchikian ka 24 vjet deri sa Kuçi ka mbushur 35 vjet, dhe do të jetë një duel mjaft interesant ndërmjet boksierit të ri dhe atij me eksperiencë. Kuçi ka bagazh të mjaftueshëm nga boksi amator dhe këtu duhet të jetë çelësi i suksesit.

Holandezi Khatchikian ka boksuar në vitin 2010 kundër boksierit tonë nga Ferizaji Selajdin Koxha ku e mposhti me anë të pikëve.

Artan Vërbica
14 Janar 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.