RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Kejson Chean i pafatë në Bullgari

1 min read

Gjatë fundjavës në Bansko të Bulgarisë, është zhvilluar turneu i fuqishëm në MMA, MaxFight 26. Në këtë aktivitet morri pjesë edhe Kejson Chean nga Japonia, i cili drejtohet nga trajneri shqiptar Avdyl Salihu. Ai për Kosovaboxing.org deklaroi: “Garuesi im tregoj luftë të mirë kundër Bullgarit, Stanislav Encev mirëpo u desh që të dorëzoj luftën para kohe. Garuesi ynë i klubit KASAVOL nga Shkupi, Jason Chean, ishte jo edhe aq i përgatitur për këtë aktivitet pasi kishte edhe një lëndim, mirëpo dëshira e tij po edhe e organizatorëve që të shohin atë në këtë spektakël bëri që ai të ngjitet në ring. Raundin e parë lirisht mund të them se ishte më i mirë se kundërshtari i tij, mirëpo lëndimi që e mundon atë një kohë bëri që ai mos të fillon raundin e dytë, kështu që dorëzova luftën”, tha Salihu. Ndryshe, ai shton se ky sport është shumë i popullarizuar në botë, mirëpo fatkeqësisht kemi shumë pak shqiptarë që merren me këtë sport. “Kemi hapur klubin në Shkup së bashku me partnerin tim Kejson Chean. Dhe kam dëshirë që në të ardhmen të kemi një garues të suksesshëm shqiptar. Kemi dhunti për sporte luftarake dhe shpresoj se shpejt do të shohim ndonjë yll”, tha Salihu.

Kosovaboxing.org
16 Shkurt 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.