RTK

RTKLive
18 Mars, 2024

Isufi nokauton Mishiqin në raund të tretë

1 min read

Shefat Isufi ka zhvilluar meç spaktakular sonte kundër kroatit Boshko Mishiq në Wiesbaden të Gjermanisë. Ai mposhti Mishiqin me nokauat në raund të tretë duke e goditur fortë me djathtën e tij, ku përpak e hodhi nga ringu, por ishte gjyqëtari Goran Filipoviq i cili mbajti për pak kroatin për të mos e gjetur edhe më e keqja.

Për Isufin kjo ishte fitorja jubilare e 30-ta në karrierë, karshi 4 humbjeve dhe dy barazimeve në 36 meçe. Ai ka një ngritje të madhe në dy-tre vitet e fundit duke qenë ndër boksierët më të mirë shqiptar për momentin. Për kundërshtarin e tij, Mishiq ishte kjo humbja e 13-të karshi 20 fitoreve në boksin profesionist. Mishiq shquhet si një boksier cilësor ku humbjet e tij nuk janë reala duke ditur dhe njohur kualitetin e tij, por që sonte kundër Isufit ishte jo i denjë, ku boksieri ynë nga Tërnoci i tregoi se është një klasë tjetër kundër tij.

Me këtë fitore Isufi bëri për vete edhe titullin internacional të Gjermanisë. Ai në vjeshtën e hershme pritet të zhvilloj meçin e radhës, sigurisht duke ngritur bilancin e tij në renditjet botërore.

www.kosovaboxing.org
18 korrik 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.