RTK

RTKLive
28 Shtator, 2021

Isufi kundër Adamek këtë fundjavë

1 min read

Shefat Isufi (31-4-2, 23 KO) do të zhvilloj meçin e radhës këtë fundjavë me 4 shtator në Luebeck të Gjermanisë. Dueli do të jetë në 10 raunde, ndërsa për kundërshtar do të ketë boksierin me përvojë, çekun Tomas Adamek (29-19-2, 10 KO).

Do të jetë një duel i mirë se ardhun për Isufin, i cili nuk do ta ketë as pak të lehtë përballjen, përkundër se Adamekut i figuron rekord jo i mirë. Adamek ka potencial të madh dhe ka përvojë të madhe ku humbjet e tij shumë herë kanë qenë jo edhe aq reale, por që asnjëherë nuk e ka pasur një promoter të fuqishëm që ta dërgoj atë para. Por, që shpresojmë në triumfin e boksierit tonë i cili po ndjek rrugën e tij drejt edhe një sfide tjetër për titull të kampionit të botës.

Isufi momentalisht renditet i 48-ti në botë nga enti për statistika, Boxrec.com. Ai me fitore eventuale pritet akoma të përparoj drejt ngritjes së boksierëve më të mirë në kategorinë gjysëm të rënd.

www.kosovaboxing.org 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.