RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Sefer Seferi për RTK: Në 2014 do të luftoj për titull

2 min read

IMG_2161Prishtinë, 8 dhjetor 2013 – Sonte në Televizionin publik të Kosovës RTK në kuadër të emisionit AS të sportit do të mund të ndiqni një intervistë të gjerë nga boksieri ynë i mirënjohur Sefer Seferi. Ai flet për lëndimet dhe pse nuk ishte aktiv në vitin 2013, ndërsa paralajmëron revulucion në 2014, ku me 15 shkurt dhe 17 maj do të ketë dy meçe të forta për të kërkuar një sfidë të madhe në fund të vitit të ardhshëm.

“Vitin që po e lajmë pas nuk ka qen edhe aq i suksesshëm për mua, pasi vazhdimisht jam përball me lëndime dhe kjo pak mi ka prishur planet. Megjithatë mendoj se viti i ardhshëm do jetë më me fat për mua”, tha Seferi për RTK, duke shtuar se nga viti 2014 pret revolucion në karrierën e tij.

“Karriera ime nuk shpejton pasi jam ende i ri dhe deri më tani nuk kam pasur edhe aq meçe të vështira sepse të gjithë kundërshtarët i kam mposhtur para kohe. Në vitin 2014 meçin e parë do të kem me 15 shkurt në Zvicër. Përgatitjet po shkojnë shumë mirë ku ndihmë të madhe po kem edhe nga vëllai im Nuri Seferi, ndërkohë përballja ime e dytë do jetë më 17 maj, ndaj një kundërshtari mjaft kualitativ, ku besoj se ky meç do të zgjat 8 deri 10 raunde. Nëse mposhti këtë kundërshtar atëherë do më jepet mundësia që në fund të vitit të luftoj për ndonjë titull”, tha Seferi.

Për më shumë ndiqeni sontë në RTK nga ora 22:00.

Kosovaboxing.org
8 dhjetor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.