RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Intervistë me Faton Ramadanin (drejtor i KB. Prishtina)

4 min read

Prishtinë, 4 Gusht 2012– Që nga ardhja e Faton Ramadanit në funksionin e drejtorit të klubit të boksit Prishtina dy vite më parë, gjërat kanë filluar të ecin për të mire, ku klubi ka marrë një fizionomi ndryshe, dhe është krijuar një imazh ndryshe në klubin më të madh gjithë shqipëtar. Klubi ka ambicie të kthehet aty ku e ka vendin, ku me dekada të tëra ka qenë makineri i prodhimit të boksierëve. Pretendimet janë të qarta, mobilizimi i përgjithshëm dhe rikthimi te suksesi i viteve 70/80-ta. Klubi i boksit Prishtina aktualisht ka afër 20 boksier, 4 trainer.
Në fundjavë u mbajtë mbledhja e bordit të klubit ku pasuan disa ndryshime. Trainer kryesor u emnua ish-boksieri i gjeneratës së artë Afrim Majanci, deri sa këtë pozitë që e mbante deri më tani Fatmir Makolli, ai u emërua nënkryetar i klubit dhe ushtrues detyre deri në mbledhjen e radhës. Një tjetër risi ishte emërimi i ish-gazetarit sportiv Avdush Cakaj si zyrtarë për informimë. Për këtë arsye ne kontaktaktuam drejtorin Faton Ramadani të cilën e zhvilluam një intervistë për ndryshimet e bëra dhe ambiciet e klubit për të ardhmen.

Kosova Boxing: Ndëgjuam për ndryshimet, si shkoi mbledhja e fundit në klubin e boksit Prishtina?

Faton Ramadani: Kemi pasur disa kërkesa dhe paknaqësi te boksierët te traineri i deritashëm Fatmir Makolli, dhe vendosëm për ndryshime ku për kryetrajner e kemi vendosur Afrim Majancin. Kjo u përkrahë nga kryesia, ku poashtu u diskutua shumë rreth të ardhmes së klubit.

Kosova Boxing: Klubi në petkun e vetë ka disa talenta dhe shpresa të mëdha që po veçohen në turnet vendore por edhe ndërkombëtare. Çfarë janë synimet për të ardhmen?

Faton Ramadani: Ne në klub kemi disa talentë, por momentalisht presim nga Arian Gashi, Gazmend Gashi dhe Bekim Demaku të mbajnë barren kryesore të klubit. Ne i konsiderojmë shpresa e së ardhmës së klubit tonë, ku në disa turne janë dëshmuar.

Kosova Boxing : Tani boksi i Kosovës është pranuar në federatën botërore AIBA. A mund të presim që boksierët tanë të arrijnë të bëhen pjesë e Lojrave Olimpike 2016 në Rio de Zheniero në Brazil dhe kampionate evropiane dhe botërore që do të janë paraprakisht?

Faton Ramadani: Jo vetëm të marrim pjesë, por duhet punë nga të gjithë. Duhet të konsolidohemi, të arrijmë të jemi pjesëmarrës në çdo aktivitet ndërkombëtar dhe të fitojmë medalje, ku me boks mund të arrijmë çdo here. Për këtë arsye që para fillimit të edicionit të ri kemi vlerësuar rethanat dhe situatën, dhe kemi vepruar. Do të hartojmë një planprogram 4 vjeçar ku shpresat i mbajmë tek vëllezërit Gashi dhe Bekim Demaku.

Kosova Boxing: Turneu “Qershori i Lirisë” që u mbajt këtë vit, ishte nën hije të vitit të kaluar, ku ishte zhvilluar me boksier ndërkombëtar, ndërsa këtë vit pati vetëm boksier vendor. A keni menduar që edicioni i tretë në vitin e ardhshëm të jetë cilësor, ku klubi i boksit Prishtina e meriton të ketë një turnir të madh?

Faton Ramadani: Arsyeja pse këtë vit turneu nuk ka qenë si në vitin e kaluar, sepse nuk kemi pasur mbështetje të bollshme nga komuna e Prishtinës dhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport. Poashtu Federata e Boksit të Kosovës e ka obligim moral që KB. Prishtina që është klubi më i trofeshëm në vend të ndihmohet. Klubi i ynë por edhe të gjithëve ka kaluar një periudhë të vështirë, deri sa unë kam qenë ai që kam bashkuar klubin me federatën. Federata e jonë përfiton mjaft donacione e nuk përkrahet asnjë klub nga këto donacione, ku as anëtarsimin e boksierëve nuk ndihmohen, ku në emër të boksierëve përfitojnë të holla.

Kosova Boxing: A mendon se boksi ynë duhet të ketë reforma?

Faton Ramadani: Për këtë arsye ne kemi bërë ndryshime dhe poashtu mendojmë që në federatë duhet të vijnë njerzit që punojnë për boksin, e jo ish-boksierët e vjetër që me inate të njërit tjetrit i dëmtojnë pikërisht boksierët në forma të ndryshme. Një shembull konkretë, selektori Xhevdet Peci nuk e ka grumbulluar një boksier tonin në përgatitje vetëm se pse ne e kemi kryetar Aziz Salihun. Por, pasi i kam telefonuar selektorit dhe i kam thënë se e ka gabim duke i treguar se është duke vepruar jo drejtë, atëhere e ka ftuar dhe grumbulluar boksierin tonë. Kjo është një arsye, por ka edhe shumë tjera ku duhet të ketë reforma në FboxK-së, e të sjellën njerzit të punojnë në interesë të boksit dhe sportdashësve.

Ishte ky Faton Ramadani, ish-boksier i sukseshëm, tani drejtor i klubit të boksit Prishtina i cili synimi i tij është rikthimi i shkëlqimit të Prishtinës së dikurshme.

Intervista u zhvillua në kafiterin Maroon në Prishtinë nga  Artan Vërbica.

1 thought on “Intervistë me Faton Ramadanin (drejtor i KB. Prishtina)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.