Intervistë me Erzen Rrustemin
2 min readQershor 2012 – Fshati Zhegër e Gjilani është i njohur për patriotizëm me figura të mëdhenjë që dhanë shumë për lirin e Kosovës, që nga Idriz Seferi, Agim Ramadani, Sami dhe Shaban Ukshini etj. Por, tani ky fshat identifikohet edhe me sportistin që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri. Poashtu në Zvicër debutoi edhe boksieri tjetër Erzen Rrustemi i cili që në meçin e pare shënoi fitore me KO. Kosova Boxing realizoj një intervistë me boksierin tonë i cili po qëndron për pushime në vendlindje.
Kosova Boxing: Keni filluar boksin profesionist muajin e kaluar. Çfarë pritni në të ardhmen ?
Erzen Rrustemi: Pres të shënoj rezultate të mira. Boksin nuk e bejë për përfitime materiale, por e bëjë sepse e dua.
Kosova Boxing: Ju jeni në përkujdesje të menaxherit të njohur në Zvicër, Oliver Dutschler. Ai i ka ndihmuar shumë boksierët tanë si Agron Xhilla etj. Çfare janë raportet tuaja me Dutschler dhe bashkëpunimi me te?
Erzen Rrustemi: Me Oliverin njihemi që nga boksi amator. Raportet janë të mira dhe besoj të kam mbështetje edhe në të ardhmen. Kisha në plan të boksoj me 16 Qershor, por kjo u anulua, ndërsa presë të boksoj shumë shpejt.
Kosova Boxing: Fitorja e parë a ju ka dhënë motiv ?
Erzen Rrustemi: Nëse pësoj në 10 meçet e para, atëhere do të pranoj se boksi nuk është për mua.
Kosova Boxing : Jeni të afërt me Nuri Seferin, Sefer Seferin, Agron Xhillën dhe Arnold Gjergjaj. Sa të kanë ndihmuar shokët që i përmendëm në përparimin në boks?
Erzen Rrustemi: Veçanarisht inspirimin e kam nga Nuri Seferi. Me Nurinë jemi edhe shokë të ngushtë. Poashtu Seferi, Agroni dhe Arnoldi më kanë dhënë përkrahje të vazhdueshme.
Kosova Boxing: Ju faleminderojmë që gjetët kohë për ne.
Erzen Rrustemi: Ishte kënaqësi. Ju faleminderoj edhe unë për afirmimin e boksit shqiptar.
Intervista u zhvillua në restoranin Bujana në Gjilan nga Shpend Ahmeti.
vetem perpara e suksese ,e flm nga redaksia e juaj per te gjitha njoftimet qe po na i beni per sportistet tane e sidomos te boksit.
ka ende njerez qe jan te pa zbuluar por jemi krenar keta qe i kemi vetem perpara zhegra
o shum urime per fitore,edhe ma tutje vetem me fitore inshalla,te pershendes ddajko ,tregone veten se jeni shqipetar,
Me vjen mir Erzen vetem vazhdo je shum i mrrekullueshem, te pershendes dk
ky djal lidhje me box nu ka!
nuk e merriton as me fol per kto.
ju lutem vetni naj expert boxi shk ky është ka bon.
erzen rrustemi i blen krejt luftrat qi i bonë.
se veq na shqiptart ja japmi analfabetve perparsi.
ky djal ska lidhje me box?