RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Injorohet turneu Adem Jashari nga Përfaqësuesja e Shqipërisë

2 min read

Prishtinë, 24 Nëntor 2010 – Kombëtarja e Shqipërisë ka injoruar turnuen Adem Jashari dhe nuk ka rrespektuar ashtu siç duhet  turneun dhe figurën më të çmuar shqiptar në këtë shekull. Përfaqësuesja e Shqipërisë ka marrur dy ftesa, një nga Kosova për pjesmarrje të turneut Adem Jashari dhe tjetrën nga Serbia, dorëza e Artë në Beograd. Federata e Shqipërisë ka vendosur që me përbërjen më të mirë (Feliks Kruja në 57kg,  Elton Cenaj në 60kg, Xhulio Vrenozi në 64kg,  Alban Bërmeta në 75kg, dhe Kristian Demaj në 91kg) që ishin javë më parë në Gongun e Artë në Shkup të udhëtojnë në Beograd, ndërsa Kosovën dhe figurën Adem Jashari e anashkaluan duke sjell vetëm dy boksier tjerë që nuk kishin marrë ftesë (+91 kg Nelson Hysa dhe në 64 kg Kristian Shytani).

Ndërsa ndodh një gjë tjetër ku Përfaqësuesja e Malit të Zi nuk udhëton në Beograd por do të nderon Kosovën gjegjësisht Adem Jasharin me boksierët më të mirë (Aleksander Brajkovic në 69kg,  Bojan Pesic në 75kg, Marko Radonjic në 91kg dhe Armin Draskovic në +91 kg). Poashtu në turneun tonë do të jetë edhe përfaqësuesja e parë e Bosne Hercegovinës.

Kosovaboxing.org nuk deshi të jap këto detale, mirëpo nga zhgënjimi i madh i yni do të japim këto të dhëna nga përzgjedhja e tyre. Ne si redaksi kemi marr incijativ që të mbulojmë këtë vakum që është i pakthyeshëm dhe do bashkarisht me Federatën e Boksit të Kosovës do të mundohemi të sjellim boksierët më të mirë shqiptar nga e gjithë bota. Do ti bëjmë ftesë disa boksierve tjerë si Xhek Paskali, Albi Sorra, Fatjon Sorra e shumë tjerë për ta bërë këtë turne ashtu siç meriton, sepse e kemi borgj të gjithë. Federata e Boksit të Kosovës nuk ka dhanë ndonjë deklaratë.

Përgaditi : Artan Vërbica

12 thoughts on “Injorohet turneu Adem Jashari nga Përfaqësuesja e Shqipërisë

  1. me pelqen shume shkrimi i juaj dhe me te vertet eshte per tu quditur i tere opinioni kosovare e me gjere per kete gjest te perzgjedhesit shqiptar,se si eshte e mundur qe me boksieret me te mire te marr pjes ne beograd pra ne shtetin serb e te mos vi ne Prishtine per ta nderuar komandantin legjendar “Adem Jashari” ku shifet se shtetet tjera marrin pjese me ekipet e para te perfaqesueseve te tyre,pra vendet tjera na bejne respekt per komandantin tone e perzgjedhesi shqiptar jo kjo eshte per tu habitur.

    ju falenderoj shume juve si redaksi qe me te vertet jeni ate te cilet po e percjellni boksin tone por dhe boksin ne pergjithesi.

  2. Nuk asht e vertet qe komandanti lexhendar Adem Jashari nuk asht respektuar nga Shqiperia, Por deri sa sporti ne kosov te jete i semur, dhe te drejtohet nga disa njerz te papergjegjeshem,dhe duke mos vlersuar ne menyr te drejte kontributin apo mundin e sportistave shqiptar ne aktivitetet ne mbar kosoven ku boxieret nga shqiperia jan cilsuar dhe nderuar si dor e dyte nga keta drejtues . gjithsesi ju keni mendimet tuaja dhe ngatrroni sportin me patriotizmin,pastaj ne prishtin flamurin ton kombetar nuk ka njeri qe ta ul ma . po burr asht ai qe e ngre lart ne beograd ne zemren e serbis. FLMND SHOK

  3. Niko ne Kosove kur nuk ka qene sporti i sëmurë por me i shëndosh se ne Shqiperi, por kjo eshte teme e gjere… Deri sa na japim publicitet per boksin dhe jehone ne Shqiperi nuk vleresohet nga askush. Eshte e vertet se sporti dhe politika nuk bene te perzihen por nese vellau te thret e gosti dhe poashtu hasmi ne gosti e ti e anashkalon vellaun dhe shkon te hasmi, kjo se di si mund te pershkrruhet. Pastaj eshte Perfaqesuesja e Kosoves qe e nderoi dhe perzgjedhi bokseret nga Shqiperi per dy meçe me hungarezet para kosovareve dhe une nuk di si thua ti qe nuk jeni nderuar. Si u nderua Kristian Demaj ne dy mece kete vit ne Cetinje dhe ne Shkup kur ju be padrejtresi nga Marko Radonjic dhe ju mohu fitorja. E shiko cfare pritje ju ka bo SERBI ku i ka dergu afer 100 km larg prej Beogradit perfaqesuesen e Shqiperise.

  4. Elton Cenaj nuk merr pjese ne aktivitetin e Beogradit, por ne kategorine 69 kg merr pjese Asmer Bilali

  5. TANI ti e din se te kam shok dhe te respektoj shum. Un dhe ne ne shqiperi e vlersojme shum punen tane dhe nuk bahet fjal per ty . TI KE RESPEKT TE VECANT JO VETEM NE KOSOV POR EDHE NE SHQIPRI PER ANGAZHIMET TUJA QE BAN PER SPORTIN NE PERGJETHSI.POR QE FEDERATA E BOXIT NE KOSOV TE VLERESOJ NELSON HYSEN DHE KAMPIONET E SHQIPERIS SI DOR TE DYT NUK ASH E MIR ? PASHIM SHOK SHIHEMI OK

  6. Koj osht rezulltat i politikes te Flliqt te Mehmet Bugujevicit e Ramadan Selimi-t.Ata e perdorin kete Turnir per Biznest e tyne personale,qe kan Malazeze.
    Une per vetin i kuptoj dhe i vlersoj shum Federaten Shqiptare dhe Bokserat Shqiptar,ata shkojn ne Beograd ne nje turnir ku fitohet Pike per Kampionatin Europian dhe respektohen so pas Regllave te Aiba-s e ne Kosove ne Turnirin e Adem Jasharit nuk Respektohet as edhe nje Rregull qe duhet nise prej kategorive e deri te Shpallja e fitusve te Turnirit.Federat e Boksit te Kosova osht kunder gjdo Bokseri qe osht Shqiptar si nga Shqipria apo edhe nga Diaspora.

  7. Ne aktivitetin kushtuar Adem Jasharit moren pjese sportiste qe jane kompione ne peshat respektive ne Shqiperi.Edhe keta edhe ishin teper te merrnin pjese.Turp per pritjen qe ju be kombetares se shqiperise.2 ndeshje tu humbura haptazi.Ajo e kategorise 52 kg dhe ajo e kategorise 75 kg.Ne asnje moment Shqiperia nuk ka nenvletesuar aktivitetet e kosoves pasi te gjith jemi deshmitare se federata kosovare ishte ajo qe per te ruajtur dinjitetin e saj i beri thirrje boksiereve shqiptar per te arritur fitore.Kjo tregon se ne i respektojme, i vleresojme e i ndihmojme.Dizimformim marrja pjese ne kete aktivitet tre boksiereve te tjere nga Shqiperia. Turp trombimi me forc se Shqiperia bojkoton Prishtinen per Beogradin.Turp edhe me i madh ti japesh ngjyrime politike kesaj gjeje.

  8. Une i vlerësoj kampionë dhe kam rrespekt për të gjithë të ardhurit si Hysa, Shytani dhe Vjerdha, nuk kam asgjë kundër tyre, mirëpo Shqipëria ka mujt me ardh komplet. Tani nuk ka ardhur Shqiipëria po klubi i boksit Vllaznia nga Shkodra e kjo shifet prezenca e juaj pasi ju jeni vetem trener i Vllaznisë. Kjo fyerje nga zr. Zef Gjoni eshte e pajustikushme. Kjo nuk don koment.

    Une nuk e di cfare rrespekti ju keni kerkuar me shume nga federata. Nuk kam qene ne diten e pare te turneut, sepse isha ne Gostivar, mirepo ne finale kur boksoi Hysa, ate rrespekt dhe brohoritje nuk e ndegjuar as ne Shkoder dhe as ne nje vend tjeter ne Shqiperi perveç në Kosovë. Këtu u pa pastërt se sa e vlefshme ishte prania e përfaqësuesit të Shqiperisë.

    Une sdi kush jeni ju me me tregu se cka duhet me shkrru. Une e kam kritiku edhe Federaten e boksit të Kosovës, pasi kane pranu me i ftu edhe ashtu të përgjysmume. Le të jetë çdo gjë në fëtyrë të vet, mirëpo joprezenca e jo boksierve më të mirë të Shqipërisë, është ofendim i madh për flamurin shqiptar, Adem Jasharin dhe Kosovën.

  9. Nuk e di ku e ke pa Vjerdhen aty por nejse. Per sa i takon prezences time nuk kam ardhe ne emer te klubit por te federates shqiptare te boksit.Aty nuk ishin vetem sportistet e klubit vllaznia por te kombetares pasi ishin edhe 3 sportiste nga qyteti i durresit.Fjalen se Zef Gjoni ju ka fyer nuk e ke nga vetja por te nxitur nga tjeter kush e kjo dihet. Un nuk jam askushi tju tregoj ju se cfare te shkruani pasi nuk eshte detyra e as deshira ime tju mesoj ju pasi nuk me intereson.Mua me interesen mos perbaltja e sportisteve gje te cilen ju dini ta beni shum mire, ose fryrja se tepermi te disa sportisteve te tjere gje qe dini ta beni edhe me mire.Per sa i takon fyerjes qe i eshte bere flamurit , Adem Jasharit dhe Kosoves ketu nis e gabon ti e nis e i jep ngjyrime politike gje qe nuk te takon. Nuk jemi sjelle keq ndonje here as me ju as me federaten e boksit te kosoves.Nuk ishte i pritshem ky reagim nga ana juaj personalisht si Artan e aq me teper nga ana e federates kosovare.

  10. Jozef, une nuk kam thane asnje here qe me ka fyer Zef Gjoni. Per kundrazi e kam rrespektuar gjithmone dhe e di qe me ka rrespektuar dhe kam qene i mirerpritur gjithemone ne Shkoder nga Zefi, por ju e dini sa perkushtimin e kam be edhe per klubin tuaj, kur kam nda ditet e pushimit per t`ju vizituar. Duheni edhe ju si federate me i pranu kritikat, duhemi me mesu me keto gjera, Shqiperia me boksieret dhe kualitetin qe ka, eshte dashur te shkelqej ne Prishtine e jo ne Beograd

    Faleminderit per komente, une i marr si sygjerime dhe kritika. Keshtu shkojme perpara dhe e avancojme boksin perpara …

  11. Nuk injorohet kupa adem jasharit pasi nuk mund te flas nje persone per gjithe sportistat e talentuar te shqiperise… HE 75kg me zi po e pres ne ring… Kuksi dhe Prizereni jane mesi i shqiperise dhe persa i perkete dhe historise se flamurit ketu duhej ngrejtur por nejse se nuk poi hyme ne histori dhe poilitike , Tani qe u bashkua Partizani dhe tirpona ku e di sa hile do behen ketu ne kampionatet ne shqiperi te pakten kosova ka transparenc ndeshjesh… Talentet lindin nuk behen duke u bler ndeshje ok… tani Ti ke shkruar shum mire pavarzisht gjerave te cilat duan ti mendojne te tjeret… Duhet thene dhe kjo qe vellezrit tani kosovare erdhen dhe na festuan pavarsin ne trion me date 29 nentore pasa Edi… nejse jemi shqiperi dhe duhet te shikojme te nxjerrim vlerat tonadhe jo te mbajme meri njeri tjetrin .

  12. Artan per mendimin tim u gabua shum kur nisi te shkruhej qe para aktivitetit Adem Jashari per bojkot.Federata kosovare e din shum me mir se un e ti e federata jon se ai nuk ishte nje vendim me ngjyrime politike.Nuk eshte e drejte te behet ky arsyetim. Kalosh mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.