Pre. Gus 7th, 2020

Ilir Latifi shënon fitoren e parë në UFC

2 min read


Ilir LatifiLondër, 8 mars 2014 –
Luftëtari ynë i njohur Ilir Latifi, ka regjistruar një fitore historike, pasi mbrëmë në Londër ka shënuar fitoren e parë në “UFC – Ultimate Fighting Championship”, e cila është versioni më i vlefshëm në “MMA – Mixed Martial Arts”.  Për Latifin kjo ishte lufta e tij e dytë në UFC, dhe fitorja e parë. Ai mposhti franqezin Cyrille Diabate me ndërprerje në raund të parë. “Meçi ka shkuar ashtu siç ne e kemi planifikuar. Jemi të lumtur për triumfin” theksoi Arben Latifi, vëllai i Ilirit.

Kosova Boxing gjatë bashkbisedimit që pati me Arbenin, pyeti se kur do të ketë Iliri meçin e radhës, ndërsa Arbeni u përgjigjë:”Kjo nuk varret nga ne. UFC do të caktoj datën e meçit të radhës dhe kundërshtarin, ndërsa ne do të presim me qetësi dhe përkushtim duelin e radhës” tha Arbeni, i cili është trajner dhe mbështetësi më i madh në karrierën e Ilirit. 

Latifi deri më tani ka zhvilluar 11 meçe profesioniste në MMA duke shënuar 8 fitore, dhe tre humbje. Ndërsa në federatën më të çmuar UFC ka një fitore dhe një humbje. Ai është shqiptari i parë që ka marrur pjesë në UFC duke shkrruar histori të sportit shqiptar në MMA.

Ndërsa kundërshtari i tij Cyrille Diabate pati meçin e 30-të në karrierë. Ai tani ka rekord prej 19 fitore, 10 humbje dhe një barazim.

Kosova Boxing do t`ju sjell një speciale të gjërë për familjen Latifi dhe sukseset e tyre në numrin e radhës së Kosova Boxing Magazine e cila do të dal në treg në fillim të muajit Maj.

Artan Vërbica
9 Mars 2014

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.