RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Ilir Canolli kalon në boksin profesionist

1 min read

Ylli i kick-boksit kosovar, Ilir Canolli ka vendosur të kaloj në boksin profesionist. Canolli pas një karriere të sukseshme dhe titujve në kick-box, i ka thënë lamtumirë sportit të cilën e ka bërë të famshëm. Canolli kampion i trefishtë botëror në kick-boxin amator, karrierën do të filloj në Angli. Meçin e tij të parë profesionist do t`a ketë me 5 Mars, kundër anglezit, Mark Lewis i cili deri më tani ka zhvilluar 14 duele profesioniste. Poashtu në këtë mbrëmje do të debutoj edhe një tjetër shqiptar, bëhet fjalë për Met Sekiraqën, i cili ka bërë një karrier të gjatë në boksin amator britanik. Sekiraqa për kundërshtar do të ketë Robin Deakin i cili ka 27 meçe profesioniste. Ky vit do të jetë mjaft i bujshëm sa i përket debutuesve shqiptar në boksin profesionist. Javën e kaluar ka debutuar Besar Nimani ndërsa tash i shtohen edhe Ilir Canolli dhe Met Sekiraqa. Shumë shpejt edhe boksieri më i mirë këtyre viteteve të fundit në boksin amator, Naim Terbunja, do të debutoj.

Kosovaboxing.org
19 Shkurt 2011

1 thought on “Ilir Canolli kalon në boksin profesionist

  1. Me vjen mire qe Iliri ka menduar mire dhe ka filluar qe te merret me boks,ku dhe mendoj qe do te jete i suksesshem ne kete sport, pasi qe Iliri eshte nje punetor i madh dhe i pa lodhshem,ketu nuk ka pasur kushte per pune dhe besoj se me punen qe ai do te bene ne stervitje besoj se do te jete i suksesshem ne rrugen qe ai ka zgjedhur.
    ILIR te deshiroj pune dhe suksese pasi qe dhe e meriton nje gje te till.
    Vetem perpara dhe besoj ne ty shume.
    Me respekt Agimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.